Sexta-feira, 22/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sekreti për të fjetur më mirë, duke djegur më shumë yndyrë dhe duke rritur fuqinë!

Sekreti për të fjetur më mirë, duke djegur më shumë yndyrë dhe duke rritur fuqinë!

Ne të gjithë e duam mjaltin dhe mund të themi se mjalti është një nga përbërësit më të shëndetshëm në planet.Ai përmban një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve. Lloji i vitaminave dhe mineraleve dhe sasia e tyre varet nga lloji i luleve të përdorura për bletari. Zakonisht, mjalti përmban vitaminën C, kalcium dhe hekur.

Ju gjithashtu duhet të dini se mjalti ka veti të fuqishme antibakteriale dhe anti-fungale, kështu që shpesh përdoret si një antiseptik natyral në barnat tradicionale.

Mjalti është pothuajse 80% sheqer natyror dhe 18% ujë, ndërsa 2% e mbetur janë vitamina dhe minerale, poleni dhe proteina. Sheqeri që përmban nuk është i keq për ju kur konsumohet në sasi të moderuar. Është mjaft e shëndetshme për shkak të vitaminave dhe mineraleve të saj.

Ofron më shumë energji – shumë atletë profesionistë në mbarë botën përdorin mjaltin si një burim energjie para dhe pas stërvitjes. Në vend të pijeve me sode, të cilat janë të larta në sheqer, duhet të hani një lugë mjaltë.

Zvogëlon presionin e gjakut .
Mjalti përmban karbohidratet të cilat janë të njohura si oligosakaride, të cilat dyfishohen si një antioksidant dhe një mekanizëm mahnitës për uljen e tensionit të gjakut, në rast se vuani nga presioni i lartë i gjakut mund të perdorni një lugë gjelle mjaltë në dietën tuaj të përditshme.

Nëse kombinoni mjaltin me limon – mund ta përdorni këtë ilaç të fuqishëm kundër përzierjes. Shumë gra shtatzëna anembanë botës, të cilët vuajnë nga sëmundja në mëngjes, e përdorin këtë perberje. Limoni do t’ju ndihmojë të largoni toksinat nga një stomak i shqetësuar dhe mjalti do të përmirësojë fuqinë e tij të pastrimit.

Trajton kollën – ekspertët thonë se ju duhet të konsumoni 2 luge mjalte – 30 minuta para se të shkoni për të fjetur.

Përmirëson gjumin – nëse përzihet pak mjaltë dhe kripë himalajane, dhe ta konsumoni atë para se të shkoni për të fjetur, do t’ju ndihmojë të flini si një fëmijë.
Mjalti mbështet dhe përmirëson funksionet e mëlçisë dhe organeve të tjera gjatë gjumit.
Përzieni 5 lugë mjaltë dhe 1 lugë kripë Himalayan, dhe ruajeni në një kavanoz. Shkrijeni 1 lugë të kësaj përzierje nën gjuhën tuaj para se të shkoni për të fjetur! Ju do të habiteni nga rezultatet.

Trajton zbokthin – Vendosni një përzierje të mjaltit me ujë të ngrohtë në lëkurën tuaj të kokës, le të qëndrojë për 3 orë, dhe pastaj butësisht shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë derisa simptomat të zhduken.

Djeg yndyrnat – ju duhet të konsumojnë 1 luge mjalte përpara se të flini. Kjo metodë mund t’ju ndihmojë të digjni yndyrnat shumë më shpejt! Mjalti përshpejton metabolizmin dhe redukton hormonet e stresit gjatë gjumit. Ju mund ta kombinoni atë me kanellë për të bërë një çaj detoksifikimi.
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 75 times, 1 visits today)
Top