Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sasia e tepërt e sheqerit në trupin tuaj mund tju vrasë. Kini kujdes për këto shenja para se të jetë shumë vonë!

Sasia e tepërt e sheqerit në trupin tuaj mund tju vrasë. Kini kujdes për këto shenja para se të jetë shumë vonë!

Ekzistojne lloje të ndryshme të sheqerit, në varësi të nivelit të përpunimit të tyre. Ata janë të fshehura në shumicën e ushqimeve të përpunuara të disponueshme në treg, gjë që i bën ato të vështira për t’u shmangur. JJ Virgin, një eksperte e njohur botërore e të ushqyerit, trajnere e stërvitjes, dhe autore ka shkruar një libër mbi sheqernat e fshehura që ndihmon në arritjen e një jetese të shëndetshme duke ofruar këshilla se si të mbroni veten nga ky përbërës i dëmshëm.

“Sheqeri është armiku numër një”, thotë ajo. “Kjo është arsyeja pse zgjodha të fokusohem në të. Nëse pini lëng molle (që është më keq për ju sesa lengjet me sode), ose kos të ëmbël me lëng frutash, ose nëse jeni duke menduar vetëm se frutat janë te lejuara për të gjithë, këto të gjitha krijojnë probleme.

Doja të krijoja një program të strukturuar që mund të ndihmojë dikë që të shpëtojë nga dëshirat e sheqerit e të heqë peshën.
Për t’i dhënë fund dëshirave të sheqerit, trupi juaj duhet të kalojë nga djegia e sheqerit në djegien e yndyrës si karburant primar. Ky proces mund të jetë mjaft sfidues për shumicën e njerëzve. Libri i JJ-së fokusohet në këtë proces dhe ofron këshilla praktike se si të arrihen rezultate optimale nga ajo.

Së pari dhe më kryesorja, ju duhet të peshoheni, si dhe të matni raportin e belit tuaj.
Kur të përcaktoni pikën fillestare, duhet të bëni një listë të plotë të sheqernave të fshehura në dietën tuaj. Me fjalë të tjera, duhet të lexoni me kujdes etiketat mbi ushqimet që konsumoni, duke përfshirë ato që nuk do të prisni kurrë të përmbajnë sheqer, si salcat, marinadat dhe një kavanoz turshi. JJ bëri një listë të gjerë të këtyre ushqimeve dhe krijoi shkallët e ndikimit të sheqerit, duke shërbyer si një mënyrë e re e perceptimit të sheqerit.

“Shikoni gramin e fruktozës, ngarkesën glicemike, densitetin e lëndës djegëse dhe fibrat. Të këqija janë fruktoza dhe ngarkesa glicemike; te mira janë densiteti i lëndës djegëse dhe fibra “, thotë ajo. Ndryshimi midis fruktozës dhe glukozës është se fruktoza nuk shkakton përgjigjen e plotë të insulinës. Për shkak të kësaj, nuk shkakton insulinë, leptin, apo ghrelin, kështu që nuk i tregon trupit tuaj se keni ngrënë ndonjë gjë. Në vend të kësaj, ajo thjesht shkon në mëlçi. Nëse nuk ka vend që të bëhet glikogjen ai fillon të bëhet yndyrë.

Duke pasur parasysh se sheqeri ushqen kërpudhat, bakteret dhe majat në zorrë, simptomat e ndikimit të lartë të sheqerit zakonisht përfshijnë fryrje dhe gaz.Simptomat si dëshirat e sheqerit, paaftësia për të humbur peshë, dhimbja e kokes dhe lodhja janë gjithashtu të mundshme.

Tre ciklet e dietës së ndikimit të sheqerit

Cikli i parë, i cili zakonisht zgjat një javë ose dy, përfshin shkëmbimin e ndikimeve të larta të sheqerit në ushqime për impaktet e mesme të sheqerit. Për shembull, nëse zakonisht konsumoni makarona të rregullta, zëvendësoni atë me makarona quinoa. Përveç kësaj, rekomandohet të hahet çdo dy orë në mënyrë që të parandalohet spikatja e insulinës. Pasi të keni vërejtur një përmirësim në simptomat tuaja, jeni gati për ciklin dy që përfshin ripërtëritjen e ndjeshmërisë suaj të sheqerit.

“Ajo që po bëj është se po heq të gjithe fruktozen. Po zbresim në pesë gramë ose më pak [në ditë].

Këto ditë shumica e njerëzve po e djegin sheqerin si karburant primar. Për të parë nëse jeni në këtë kategori, vëreni frekuencën e ngrënies tuaj. Nëse ndiheni i uritur dhe hani çdo dy orë, jeni duke djegur sheqer. Pasi të kaloni në djegien e dhjamit, do të ndiheni të uritur çdo gjashtë orë pasi yndyra është shumë më e ngadalshme.

“Faza e mirëmbajtjes është e ndryshme nga faza e humbjes së peshës,” shpjegon JJ. “Është si takimi dhe martesa.

Në fazën e mirëmbajtjes ju duhet të përzieni stërvitjen tuaj me ushqimin .
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 692 times, 1 visits today)
Top