Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Salavati sjell begati dhe bekime,thuaje sot tërë ditën

Salavati sjell begati dhe bekime,thuaje sot tërë ditën

Dijetari i mirënjohur ibnul Kajjim el Xhevziu në librin e tij të lartëcituar, kushtuar rëndësisë së salavateve përmend disa nga dobitë e dërgimit të salavateve siç janë: dërgimi i salavateve është praktikim i urdhërit të All-llahut; pajtim me All-llahun dhe melaiket në bashkimin në dërgimin e salavateteve; fitohen dhjetë mirësi; i fshihen dhjetë gjynahe; pranohet lutja për shkak të salavatit; All-llahu ia heq brengën besimtarit; shkak i përfundimit të mirë të gjërave; salavati zëvendëson sadakën; pastrim nga përgojimi; salavati të kujton atë që nuk të bie ndërmend; fshin gjynahet; salavati para vdekjes do ta përgëzon me xhenet; largon varfërinë; salavati të shtyn në rrugën e Xhenetit ndersa ai që e le e shtyn në rrugën e xhehenemit; salavati na largon nga tubimet e këqija ku nuk përmendet All-llahu dhe i Dërguari Muhammedi salAllahu alejhi we selem; plotëson lutjen që fillon me falënderim ndaj Allahut; ndriçon Urën e Siratit; salavati tërheq njeriun nga vetmia; siguron të përkujtuarit e mirë të njerëzve për atë që thotë shume salavateve; sjell begati dhe bekime; salavati sjell meshirë dhe falje nga Allahu; ndihmon në shtimin e dashurisë ndaj Pejgamberit; Pejgamberi i do ata që i dërgojnë salavate; është shkak i udhëzimit dhe gjallërisë së zemrave; salavatet bëjnë që emri i personit që dërgon salavat t’i paraqitet Pejgamberit a.s. me anën e salavatit; forcohen këmbët në Urën e Siratit; salavati është mënyrë e të dalurit hakut Muhamedit salAllahu alejhi we selem dhe mirënjohje ndaj tij; është formë e dhikrit të falenderimit të Allahut si dhe është një forme lutje.
Dërgo salavat !

Allahumme sal-li ‘alá Muhamedin ve ‘ala áli Muhamed, kema sal-lejte ‘alá Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.

Allahumme barik ‘alá Muhamedin ve ‘alá áli Muhamed kema barekte ‘ala Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.

O Allah lavdëroje (tek melekt e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar. O Allah begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

(Visited 49 times, 1 visits today)
Top