Quinta-feira, 23/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sadakaja dhe shërimi



Sadakaja dhe shërimi

Një tregim nga historia islame në lidhje me sadakanë, lëmoshën dhe rëndësinë që ka në shërimin e sëmundjeve të ndryshme

Imam Mundhiriu në librin e tij “Et-Tergibu ve-Terhibu”, 2/74 na tregon këtë rast: një njeri e pyeti Imam Ebu Abdurahmanin, Abdullah ibën Mubarekun, e i tha: kam një plagë në gjunjë shtatë vite, e kam shëruar me llojlloj ilaçesh, jam konsultuar me mjekë, mirëpo kot?

Abdullah ibën Mubareku iu përgjigj: shko dhe gjej ndonjë vend që kanë nevojë për ujë, hape aty një bunar, le të del aty ujë, e me leje të Allahut do të shërohesh.

Ashtu bëri ky njeri dhe u shërua.





Imam Bejhekiu, rahimehullah, thotë: në lidhje me këtë tregim është edhe tregimi i hoxhës tonë Imam Hakimit, Ebu Abdullahit, i cili në fytyrë kishte plagë dhe e kishte shëruar me llojlloj ilaçe, mirëpo nuk u shërua dhe kështu mbeti një vit të tërë. E pyeti hoxhën e tij Ebu Uthman Sabunin që të lutet për te në tubimet e tija që i kishte ditës së xhuma. Ai u lut për te dhe të pranishmit bënin amin. Në të xhumanë e ardhshme erdhi një grua në tubimin e tij dhe e la një letër, ku shkruante: pas tubimit u ktheva në shtëpi dhe u luta shumë për Hakimin atë mbrëmje. Në gjumë pash në ëndërr Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili më tha: thuaji Hakimit, le ti ofron ujë myslimanëve.

Kur i ra kjo letër Hakimit në dorë, e ndërtoi një çeshme në murin e shtëpisë së tij dhe e mbushi me ujë dhe akull. Filluan njerëzit të pinë ujë të freskët dhe pas një jave u shërua tërësisht dhe iu largua plaga dhe jetoj gjatë kohë pas këtij shërimi…

(Visited 59 times, 1 visits today)




Top