Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa ujë duhet të pinë fëmijët në verë

Sa ujë duhet të pinë fëmijët në verë

92348679Kur është shumë nxehtë është e nevojshme për të ruajtur një ekuilibër të mirë të ujit në trupin tonë. Është një pohim që vlen për të gjithë, më shumë për të moshuarit, por edhe më shumë për fëmijët.

Loja është armikja e pirjes

Vogëlushët kur janë në ajër të pastër, janë të përqendruar në lojë dhe argëtim dhe harrojnë të hanë dhe të pinë ujë. Por aktiviteti fizik të çon në një konsum të lartë të lëngjeve, të cilat absolutisht duhet të kompensohen. Uji, gjithashtu, luan një rol të rëndësishëm në fazën e rritjes, dhe prandaj duhet që prindërit ti ofrojnë fëmijëve të pinë, qoftë ujë apo lëng frutash.

Pasojat e dehidrimit

Fjala kyçe është hidratim: një mangësi mund të ketë pasoja të rëndësishme në zhvillimin fizik të fëmijës, të tilla si dhimbje koke, mungesë oreksi, humbje e përqendrimit, nervozizëm dhe të qenët i përgjumur. Për më tepër, ka një sensibilitet më të madh për humbjen e lëngjeve që shkaktohet nga një sipërfaqe trupi më të madhe se sa të rriturit, nga një rregullim më pak efikas të djersitjes, të funksionit renal dhe, siç u përmend tashmë, nga një perceptim më të ulët të etjes.

Mbi një litër ujë në ditë

Sipas ekspertëve, fëmijët duhet të pinë mesatarisht, sidomos në verë, disa litra ujë në ditë, edhe pse kjo ndryshon në varësi nga grupmoshat. Në më të vegjlit është e mjaftueshme edhe një deri një litër e gjysmë, por sa më shumë që të rritet, aq më shumë rritet vlera, duke arritur deri në 2.5 litra për një djalë rreth 17 vjeç, duke marrë parasysh edhe sasinë e aktivitetit fizik.

Këshillat e ekspertit: pini, pini, pini

Këtu keni disa këshilla shumë të vlefshme nga nutricionistët e fëmijëve. Shmangni ushtrimin fizik gjatë orëve të nxehta të ditës, kompensoni lëngjet e humbura duke pirë shpesh ujë jo shumë të ftohtë dhe mbani me vete një shishe me ujë që të mos ju thahet goja. Fëmijët më të vegjël, duhet të marrin lëngje çdo gjysmë ore. Së fundi, duhet të favorizohet një dietë e lehtë dhe shumë ujë, me shumë fruta, veçanërisht shalqi dhe pjepër, por edhe perime, lëngje të shtrydhura frutash, kos, akullore.

(Visited 12 times, 1 visits today)
Top