Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa po kemi hyrë në 10 ditët shenjta të Dhulhixhes

Sa po kemi hyrë në 10 ditët shenjta të Dhulhixhes

Sa po kemi hyrë në 10 ditët shenjta të Dhulhixhes

Allahu i lartësuar nga mirësia e Tij bëri për ne periudha kohore në të cilat garojnë me vepra të mira garuesit e Xhenetit, e ndër këto periudha janë edhe dhjetë ditët e para të muajit hënor dhul-hixhe, për të cilat Zoti betohet në Kuran duke thënë:
“Betohem për muzgun e agimit
dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr: 1 – 2)
Në hadithin që përcjell Xhabiri tregohet se Profeti alejhi selam ka thënë: “ Ditët më të mira të dynjasë, janë dhjetë ditët.”, d.m.th dhjetë ditët e dhul-hixhes. (IbnHiban dhe e saktësoi Albani).
Ka Thënë Ebu Uthman En-Nehdij: “ Të parët tanë i madhëronin tre dhjetë-ditëshet: dhjetë ditët e fundit të ramazanit, dhjetë ditët e para të dhul-hixhes dhe dhjetë ditët e para të muajit muharrem.”

Si ti presim këto ditë?
Përcillet nga Ibn Abas se Profeti alejhi selam ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilat puna e mirë është më e dashur tek Allahu se sa në këto ditë.”, d.m.th dhjetë ditët e para të dhul-hixhes. I thanë: O i Dërguari I Allahut, a janë më të mira edhe se sakrifica në rrugë të Allahut? Tha: “ Po më të mira edhe se sakrifica në rrugë të Allahut, përveç atij që shkoi me veten dhe pasurinë e tij në të dhe nuk kthehet me gjë prej saj.” (Buhariu).

Puna e mirë e përmendur në hadith përfshin çdo fjalë dhe vepër të mirë nga adhurimet dhe ndër adhurimet më të rëndësishme që mund të kryejë muslimani në këto ditë janë:

Agjërimi
Përcillet se Profeti alejhi selam i agjëronte nëntë ditët e para të dhul hixhes. (Ebu Daud, Nesaiu dhe e saktësoi Albani). Dita e dhjetë nuk agjërohet, sepse është dita e Bajramit.

Dhikri i Allahut
Allahu i madhëruar thotë: “Dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai.” (El-Haxh: 28) dhe këto ditë të caktuara janë dhjetë ditët e para të dhul-hixhes.

Haxhi
Haxhi është adhurimi më i rënsdësishëm që kryhet në këto ditë dhe Profeti alejhi selam ka thënë: “ Për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kurbani
Ai i cili dëshiron të bëjë kurban nuk duhet të presë thonjtë dhe të heqë qimet nga trupi i tij gjatë këtyre ditëve, derisa të bëjë kurbanin.
Gjithashtu nga adhurimet e tjera që mund të kryhen në këto ditë janë: namazet nafile, leximi i Kuranit, sadakaja, sjellja e mirë me prindërit dhe të afërmit, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja etj.

(Visited 25 times, 1 visits today)
Top