Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa kohë duhet ushqyer fëmija me qumësht gjiri?

Sa kohë duhet ushqyer fëmija me qumësht gjiri?

Një nga dilemat më të mëdha të nënave të reja, është se si do ta ushqejnë fëmijën e tyre, kur të mos i japin më qumështin e gjirit.

Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se qumështi i nënës ka vlera ushqyese deri në gjashtë muajt e parë, ndërsa më pas është mirë që fëmija të marrë vlerat e tjera ushqyese që i nevojiten.

Shumë nëna mendojnë se ushqimet e përgatitura në shtëpi janë më të shëndetshme për foshnjat e tyre, krahasuar me ushqimin e blerë të gatshëm.

Kjo është një temë që hap shumë diskutime, por studiuesit thonë se në vitet e para të jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme, që ai të marrë ato vlera që i duhen, në sasinë e duhur.

Kështu, ushqimet e gatshme i kanë shumë të kontrolluara këto vlera, bazuar në nevojat e fëmijës. Ndërsa ushqimet e përgatitura në shtëpi, mund të jenë të shëndetshme dhe të freskëta, por ndoshta mund të mos plotësojnë nevojat e fëmijës ose mund t’i tejkalojnë ato, varësisht nga faza në të cilën është fëmija juaj. /tesheshi.com/

(Visited 33 times, 1 visits today)
Top