Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa janë të dëmshme për fëmijët lojërat në celular?



Sa janë të dëmshme për fëmijët lojërat në celular?

Lojërat në celular dhe rëndesa e çantave po çon në deformime të shtyllës kurrizore tek fëmijët. Kështu bëhet e ditur në një udhëzues për mjekët e shkollave i përgatitur nga Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor “Parandalimi i deformimeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët”. Në të thuhet se “fëmijëve po u deformohet shtylla kurrizore si rrjedhojë e rëndesës së çantave dhe lojërave në celular”.

Ndër faktet që jepen, janë:

  • Kirurgët pohojnë se numri i fëmijëve midis moshës 8 – 18 vjeç, të cilët ankohen për dhimbje të mesit, pasojë e deformimeve të shtyllës kurrizore, po rritet.
  • Zhvillimi i problemeve spinale, siç është dëmtimi i disqeve të shtyllës kurrizore, si rrjedhojë e qëndrimit (posturës) jo të drejtë.
  • Është e rëndësishme depistimi i fëmijëve për qëndrimet e shëndetshme në parandalimin e deformimit të shtyllës kurrizore.

Ekspertët konfirmojnë se adoleshentë po shfaqin gjithmonë e më shumë deformime të shtyllës kurrizore, rrjedhojë e modernizimit të shoqërisë civile.





Ky fenomen modern, siç thonë ekspertët, i cili shkakton deformim të shtyllës kurrizore dhe në disa raste hernie diskale, skoliozë, vjen si rezultat i mbajtjes së çantave të rënda apo luajtjes për orë të tëra me celular apo lojëra elektronike. Madje, ekspertët thonë që nuk ka asnjë diferencë si një person që punon me orë të tëra në fabrikë, ashtu edhe një fëmijë që kalon mbi tetë orë duke luajtur me lojëra elektronike. Ndaj, dhe një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar qëndrimit korrekt (posturës) gjatë gjithë aktiviteteve ditore./ Arlinda Gjypi

(Visited 5 times, 1 visits today)