Segunda-feira, 9/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sa i rrezikshëm është kapsllëku për nënën kur eshte gjate shtatzenise

Sa i rrezikshëm është kapsllëku për nënën kur eshte gjate shtatzenise

Një nga problemet më të shpeshta që mund të shfaqen tek gruaja gjatë shtatzanisë do të jetë edhe konstipacioni (problemet me jashtëqitjen), i cili ka si shkaktar rritjen e nivelit të hormoneve, rritjen e fëmijës që bëjnë që zorra e nënës së ardhshme të bëhet tepër “dembele”. Edhe pse konsiderohet si një gjendje që e bën nënën të ndihet keq, konstipacioni mund të shkaktojë edhe probleme gjatë shtatzanisë.

Pasojat e konstipacionit për shtatzaninë
Si pasojë e vështirësisë në defekim mund të shfaqen hemorroidet të cilat mund të jenë tepër të dhimbshme. Defekimi do të bëhet më i vështirë kur mukozat e anusit do të irritohen.

Disa pasoja të tjera negative të konstipacionit do të jenë edhe cistiti si edhe vaginiti, të cilat janë probleme që shkaktohen nga ndryshimi i florës intestinale. Bakteriet mund të shkojnë në rrugët urinare dhe ato gjenitale duke shkaktuar infeksione të bezdisshme që në rastet më ekstreme mund të shkaktojnë edhe infeksion brenda uterusit dhe për pasojë edhe abort.

Gjithashtu një problem tjetër që mund të shfaqet si pasojë e konstipacionit do të jenë edhe dhimbjet e barkut që mund të stimulojnë edhe kontraksionet. Kryesisht konstipacioni do të jetë më tepër i rrezikshëm në fillim të shtatzanisë ku si pasojë e sforcimeve të mëdha mund të shkaktohet edhe abort. Pra në rast se do të filloni të keni probleme me konstipacionin duhet të shkoni menjëherë tek mjeku në mënyrë që situata të mos përkeqësohet.pernenat.al

(Visited 119 times, 1 visits today)
Top