Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Sa herë që i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, vuante nga ndonjë sëmundje, ai i këndonte vetës këto sure

Sa herë që i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, vuante nga ndonjë sëmundje, ai i këndonte vetës këto sure

Transmeton En-Nesai nga Ibn Abis El-Xhuhani se i Dërguari i Allahut i ka thënë atij:
“O Ibn Abas! A të të tregoj për gjënë me të bukur me të cilën, ata që kërkojnë mbrojtje, e
përdorin për t’u mbrojtur?’ Ai u përgjigj: “Gjithsesi , o i Dërguari i Allahut!” Profeti tha:
““Thuaj: I mbështetem Zotit të Agimit (të më ruaj)” dhe “ Thuaj: I mbështetem
Zotit të njerëzve.”

Këto dy sure janë mbrojtja më e mirë. Imam Malik transmeton nga Aishja se, sa herë që i
Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, vuante nga ndonjë sëmundje, ai i
këndonte vetës Muaidhejtanen dhe frynte (mbi vete). Nëse sëmundja rëndohej, thotë
Aishja, atëherë unë i recitoja atij Muaidhejtanen, ia mbaja dorën e tij duke e fshirë trupin
e tij dhe duke kërkuar bekimin e këtyre sureve. Këtë hadith e transmetojnë Ebu Davudi,
Nesai dhe Ibn Maxhe.

Nga Ebu Seidi transmetohet se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem,
kërkonte mbrojtje kundër syrit të keq të njerëzve dhe të xhinëve. Por, kur Muaidhejtanet
u shpallen, atëherë ai la çdo lutje tjetër dhe lexonte këto. Këtë e transmetojnë Tirmidhiu,
Nesai dhe Ibn Maxhe. Trimidhiu thotë ky hadith është Hasen Sahih.