Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ruta graveolens përdoret kundër epilepsisë, marramendjes, kthimit të oreksit, kokëdhimbjes, për qetësim nervor



Ruta graveolens përdoret kundër epilepsisë, marramendjes, kthimit të oreksit, kokëdhimbjes, për qetësim nervor

Rute graveolens

Përshkrimi: Bimë gjysmëshkurre deri 1 m e

lartë me aromë të fuqishme. Kërcelli i drunjëzuar

në pjesën e poshtme, kurse lart barishtor. Lulet

janë dy gjinie të verdha në lulesa ombrellore.

Kupa 5 anëtarësh, kurora ka 4 petale të

dhëmbëzuar, thek 8-10 me antere të verdha.

Përhapja në Kosovë: Rritet në shkëmbinj

gëlqerorë, afër rrugëve, në vende të papunuara.

Pjesët e përdorshme: Gjethet (Rutae folium)

dhe herba (Rutae herba).

Vjelja: Gjethet ose herba vilen gjatë verës





(V-VIII).

Tharja: Duhet bërë në furra deri në 50° C.

Raporti: 5: l.

Kategoria terapeutike: Tonik tradicional.

Përdorimi: Përdoret kundër epilepsisë,

marramendjes, kthimit të oreksit, kokëdhimbjes,

për qetësim nervor, forcon të pamunit etj.

Përgatitja dhe doza: Është bimë helmuese,

andaj nuk rekomandohet të përdoret pa

ndihmën e specialistit.