Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Rusia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Rusia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Drejtori për çështje evropiane në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Andrej Moslow ka theksuar se Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe se nuk do ta njohë pavarësinë e saj tani për tani.

Rusia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe vazhdon të mbështetet në parimet themelore të së Drejtës Ndërkombëtare. Ky qëndrim, sipas tij, është nënvizuar edhe në deklaratën e bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, të nënshkruar me 24 maj të këtij viti”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia duhet të merret vetë me rregullimin e çështjeve që janë në interesin e saj nacional dhe se dokumenti bazë mbi të cilin Rusia mbështet qëndrimin ndaj Kosovës është Rezoluta 1244 të KS së OKB-së, citon RTK gazetën Zëri i Rusisë.

Maslow,ka thënë se Rusia po vazhdon të koordinojë qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet në Ballkan me homologët e vet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.

“Zhvillojmë konsultime të rregullta me kolegët nga vendet perëndimore lidhur me tematikën ballkanike”, ka theksuar Maslow. /albeu/