Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Rusi, 53 te vdekur nga rrezimi i aeroplanit

Rusi, 53 te vdekur nga rrezimi i aeroplanit

rusia

Së paku 53 njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh u rrëzua pas aterimit në qytetin e Kazan në Rusinë qendrore.

Fluturimi Boeing 737 nga Moska shpërtheu përderisa ishte duke ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Kazanit në ora 15:25 sipas orës lokale. Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve Interfax.

46 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bord u vranë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Fluturimi ishte duke u operuar nga kompania ajrore rajonale Tatarstan. /mesazhi/