Terça-feira, 17/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rukja (shërimi me lexim të kur’anit)

Rukja (shërimi me lexim të kur’anit)

-Rukja(shërimi me lexim të kur’anit),-Mbështetja në All-llahun,-Namazi, -Dhikri(përmendja e Allahut),-Qëndrimi me abdest,-Largimi nga mëkatet,-Ndëgjimi i ezanit,-Duaja(lutja),.. etj.

Këto direktiva i kemi cek për tju orientuar juve që të kërkoni ndihmë më shumë nga personat kompetent ekspert, për këtë çështje, gjegjësisht dijetarët e ehlisunneti që bëjnë rukje(kurim me Kur’an dhe sunnet).Mekanizmat e shërimit dhe mbrojtjes janë ndërlidhur mes vete, mirëpo një thënie thotë: “Më mirë është të parandalosh se sa të kurosh”.Ndërkaq, durimi yt duhet të vazhdoj deri sa të vie lehtësimi, përkatësisht shërimi nga Allahu, në mënyrë që ta kalosh sprovën me sukses dhe ta arritësh shpërblimin e plotë nga i Madhi Zot.Gjithashtu duhet  anashkaluar dhe larguar shkaqet që i ka ndaluar islami si psh: shkuarja te magjistarët (cilësitë e të cilëve i përmendëm më sipër), për të shëruar magjinë me magji gjë e cila është rreptësisht haram(e ndaluar), dhe shërimi mund të jetë vetëm përkohësisht sepse xhini mund të t’u kthehet prap nëse nuk je nën respektimin e urdhërave të Allahut.

Simptomet psikologjike të kësaj sëmundje mund të jenë prej më të ndryshme.Ekzistojnë shumë lloje të sihrit siç thonë ekspertët që miren me këtë tematikë:

–   sihri me të cilin bëhet përçarja mes dy personave, siç është përçarja mes burrit dhe gruas, përçarja mes dy shokëve, familjes, fëmijëve dhe prindërve etj.-   sihri i cili mban gjendjen ekzistuese,-   sihri që shkaton sëmundje,-   sihri që shkakton vdekje,-   sihri që shkakton çmenduri dhe përçarje etj.

Por, jo medoemos çdo sëmundje, çrregullim, apo problem emocional, vinë si pasojë e këtij shkaku, por shumë prej  tyre kanë shkak tjetër, si  nervor, gjenetik, intrapsikik ,të mësuar  social, kushtëzim respodent, .etj, andaj natyrisht që rekomandohet konsultimi tek psikologu apo psikiatri i denjë.Ne shpesh vërejmë se persona të rëndomtë japin diagnoza të ndryshme pa qenë kompetent për atë, e ajo gjë është për ekspertët, dijetarët në fushat e caktuara.Thënë ndryshe, nevojitet një hulumtim vizual vëzhgues dhe introspektiv me anë të bisedës intervistuese me subjektin e caktuar.

(Visited 75 times, 1 visits today)