Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Rufki Suma viziton Shefqet Krasniqin në shtëpinë e tij

Rufki Suma viziton Shefqet Krasniqin në shtëpinë e tij

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, pas rikonfirmimit të tij në pozitën e të parit të komunës kufitare, ka vendosur ta vizitojë Imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin në shtëpinë e tij.

rufki suma

Imami Krasniqi e ka uruar Sumën për rizgjedhjen e tij në pozitën e të parit të Hanit të Elezit, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme në angazhimin e tij.

Refki Suma është kandidati i vetëm i pavarur i cili ka arritur që të triumfojë për të dytën herë në garën për Kryetar të Hanit të Elezit, madje që të dy herët fitorja e tij është arritur qysh në raundin e parë, pa balotazh.

Suma në zgjedhjet e 3 nëntorit ka arritur që të sigurojë 54 për qind të votave, për dallim nga dy kundërkandidatët e tij, Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili ka siguruar 34 për qind të vota dhe Zylbear Hasallari nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që ka siguruar 6 për qind të votave./Telegrafi/