Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Fenomeni miliona dollarësh i pijeve energjike ka vëmendjen e shumë shkencëtareve kudo që janë. Pijet Energjike që sot ofrohen në treg, e që shumica kur reklamohen mundohen t’ju bëjnë të mendoni se ju bëjnë me krah, ju bëjnë të fuqishëm si luan, të jeni më cool e kështu me radhë, kanë diçka më shumë që […]
Fenomeni miliona dollarësh i pijeve energjike ka vëmendjen e shumë shkencëtareve kudo që janë. Pijet Energjike që sot ofrohen në treg, e që shumica kur reklamohen mundohen t’ju bëjnë të mendoni se ju bëjnë me krah, ju bëjnë të fuqishëm si luan, të jeni më cool e kështu me radhë, kanë diçka më shumë që […]
Rreziqet e taurinës që zakonisht gjindet në pije energjike

Fenomeni miliona dollarësh i pijeve energjike ka vëmendjen e shumë shkencëtareve kudo që janë. Pijet Energjike që sot ofrohen në treg, e që shumica kur reklamohen mundohen t’ju bëjnë të mendoni se ju bëjnë me krah, ju bëjnë të fuqishëm si luan, të jeni më cool e kështu me radhë, kanë diçka më shumë që duhet ditur. Taurina?
Çka është taurina?
Taurina është formë e lirë e amino acidit që gjinden në ushqime dhe prodhohet në trupe nga cisteina e amino acidit. Së pari herë është zbuluar në vnerën e buajve dhe tani prodhohet në mënyrë sintetike me shumicë. Pasi që taurina prodhohet në mënyrë natyrale nga vetë trupi i njeriut, një dietë e mirë furnizon sasinë e mjaftueshme dhe është e gjitha çka ju duhet.
Studime të shumta kanë implikuar taurinën sintetike në sëmundje duke filluar nga shtypja e lartë e gjakut, goditja në tru, kriza e deri te sëmundja e zemrës. Për këto arsye është ndaluar në disa vende skandinave pasi është lidhur me vdekjen e tre konsumatorëve.
Për shkak se taurina përdoret nga trupi gjatë ushtrimeve dhe kohëve me stres, si e tillë është bërë përbërës shumë i popullarizuar në pije energjike. Por, taurina ka efekt stimulues në sistemin nervor qendror e kjo është shumë jo e natyrshme.
A ju ngrit apo zbret taurina? Hulumtim i ri dhe befasues në tru!
Shkencëtarët për disa vite e kanë ditur se taurina është e përfshirë në një mënyrë apo tjetër në zhvillimin e dhe funksionimin e trurit. Por, së fundi ata kanë zbuluar në vend më të përcaktuar të aktivitetit neurologjik të taurinës.
Në një artikull të botuar së fundi në MedicalNewsToda.com, hulumtuesit nga Weill Cornel Medical College në New York, thonë se ishin të befasuar kur kanë zbuluar aktivitetin e jashtëzakonshëm të taurines në receptorët e trurit. Edhe pse taurina është e njohur si amino acid kyç, hulumtuesit prapëseprapë thonë se ishin kureshtarë, e bile edhe të habitur, rreth funksioneve të taurinës në tru dhe kështu kanë më shumë pyetje se sa përgjigje.
Ata kanë zbuluar taurinen të punojë thellë në tru, në rajonet “rregulluese” të talamusit, duke ndërvepruar me neurotrasmetuesit. Talamusi është i përfshirë në rrugët e ciklit gjumë/zgjim në tru dhe aktivitete tjera.
Mjekët e përfshirë në këtë hulumtim kanë deklaruar: “Çuditërisht pak dihet për efektet e pijeve energjike në tru. Ne bile as që mund të jemi të sigurt se sa nga sasia e taurinës në pije arrin trurin! Duke supozuar se disa nga ajo sasi absorbohet, taurina – e cila, nëse asgjë tjetër, duket të ketë efekt qetësues në tru – ndoshta në të vërtetë mund të luajë rol në ‘dështim’ (rraskapitje) që shpesh njerëzit raportojnë pas pirjes së këtyre pijeve jo alkoolike, por shumë të kafenizuara. Njerëzit kanë spekuluar se ndjenja që vie pas pirjes së një Red Bull ishte thjeshtë efekt e reaksionit të kafeinës, por mundet që gjithashtu të jetë për shkak të përmbajtjes së taurinës.”
Kjo është diçka për t’u brengosur për shkak se është bërë modë nga të rinjtë që të përziejnë pijet me alkool. Doza ditore e taurinës duhet të jetë në mes të 100-500mg, kurse një kanaçe nga pijet energjike ka 1000mg të taurinës së prodhuar në mënyrë sintetike. Disa njerëz pinë deri në 8 kanaçe në ditë (8000mg Taurinë), një sasi që mund të shkaktojë dëme në trup. E përzierja e tyre me pije alkoolike e bënë edhe më të rrezikshme.
Taurina: Magjia Për Energji?
Nuk ka diçka magjike për forcë dhe qëndrueshmëri në këto pije. Rekomandohet që t’i shmangni krejtësisht. Deklaratat e tepruara gjatë reklamimit të këtyre pijeve që kinse dhurojnë vitalitet të menjëhershëm janë thjesht fyese. Një dietë përplot me ushqime të ndryshme organike ju ofron të gjithë taurinën që juve ju duhet.
Taurina natyrale është e dobishme për trupin dhe mund të gjendet në qumështin e lopës, mish, peshk dhe vezë. Doza ditore e taurinës nuk duhet të shkojë mbi 500mg.
Ushtroni dhe bëni gjumë të mjaftueshëm, dhe mos harro se barnat (medikamentet) dhe sëmundjet ju bëjnë të humbni energji. Pini ujë mirë e veçanërisht kur ushtroni shumë, apo jeni i stresuar. Pa marrë parasysh pirja e ujit është ide e mirë.
Për fund, ndoshta Red Bull të jep krahë, por shpejtë do të biesh poshtë e të përplasesh fort për tokë!/sherohu/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote