Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rrepa e kuqe eliksir i shëndetit

Rrepa e kuqe eliksir i shëndetit

Në qoftë se ju ndiheni të lodhur dhe të dobët me siguri keni problem me qarkullimin e dobët osë jo të mirë të gjakut.

Ne po ju sjellim një recetë më përbërës natyral që përmirëson qarkullimin tuaj të gjakut si dhe ju sjell më shumë energji dhe vitalitet për trupin tuaj, transmeton Klan Kosova.

 Përbërësit: 

• 1 kg rrepë e kuqe

• 0.5 kg karrota

• Lëngu i një limoni

• 2-3 portokaj

• 2 mollë të tharta

• 1 kavanoz mjaltë

Përgatitja:

Qërojini rrepët, karrotat dhe mollat. Më pas prejini ato në copa të vogla dhe vendosini të gjitha së bashku në një shtrydhëse frutash e perimesh.

Portokajt dhe limonin shtrydhyni me dorë dhe më pas lëngun shtojeni në përzierjen e mëhershme dhe në fund shtojani kavanozin e mjaltit duke e përzier mirë.

Këtë lëng ose sirup vendoseni në shishe të qelqit i cili qëndron 15 deri 20 ditë.

Pijeni këtë lëng çdo mëngjës në stomakun bosh në sasi të vogël  duke llogaritur që 1 litër nga ky lëng duhet të ju zgjasë 15 deri 20 ditë.

(Visited 86 times, 1 visits today)
Top