Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

RREGULLI 99

RREGULLI 99

RREGULLI 99
Mbreti pyeti këshilltarin:
Përse Shërbetori është më i lumtur se unë? Ai nuk posedon asgjë ndërsa unë jam Mbreti dhe posedoj çdo gjë dhe prapë jam i padisponuar?
Këshilltari i tha: Testoje me rregullin 99! Vendosi 99 Dinarë në një qese dhe lëri natën para derës së tij. Në qese shkruaj 100 dinarë, trokit derën dhe shiko çfarë do ndodhë.
Mbreti bëri atë që i tha Këshilltari. Shërbetori mori qesën dhe pasi i numëroi tha: “Dinari i mbetur me siguri ka rënë diku përjashta”. Doli bashkë me familjen duke kërkuar, iku nata. Ai u nervozua pse nuk gjetën Dinarin që mungonte. Për këtë u ashpërsua ndaj tyre edhe pse më parë ishte i qetë.
Të nesërmen Shërbetori ishte i padisponuar sepse nuk kishte fjetur gjithë natën. Shkoi tek Mbreti me fytyrë të mërrolur, pa humor të mirë dhe gjithë inat ndaj vetvetës.
Mbreti e kuptoi domëthënien e rregullit 99.

Harrojmë 99 dhurata që na i falur Zoti dhe kalojmë gjithë jetën duke kërkuar një dhuratë të humbur!
Kërkojmë atë që Zoti nuk e ka shkruar apo se ka caktuar për ne, për ndonjë arsye që nuk e kuptojmë, dhe prishim disponimin tonë e harrojmë gjithë të mira që i kemi.
Kënaquni me Nëntëdhjetë e Nëntat
Falenderoni Zotin dhe kërkoni nga mirësitë e Tij

(Përkthim nga gj.arabe: Abedin Haxhiaj)

(Visited 44 times, 1 visits today)
Top