Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Rregulli i parë: Të pështyjë (fryejë) tre herë në të majtë. Kjo e largon shejtanin, sepse ëndrrat e këqija janë prej tij. Rregulli i dytë: Të kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhërishëm nga shejtani i mallkuar tri herë. Ëndrra e keqe është prej shejtanit dhe forma më e mirë e kërkimit të mbrojtjes së Allahut […]
Rregulli i parë: Të pështyjë (fryejë) tre herë në të majtë. Kjo e largon shejtanin, sepse ëndrrat e këqija janë prej tij. Rregulli i dytë: Të kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhërishëm nga shejtani i mallkuar tri herë. Ëndrra e keqe është prej shejtanit dhe forma më e mirë e kërkimit të mbrojtjes së Allahut […]
Rregullat lidhur me ëndrrat e këqija

Rregulli i parë: Të pështyjë (fryejë) tre herë në të majtë.
Kjo e largon shejtanin, sepse ëndrrat e këqija janë prej tij.
Rregulli i dytë: Të kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhërishëm nga shejtani i mallkuar tri herë.
Ëndrra e keqe është prej shejtanit dhe forma më e mirë e kërkimit të mbrojtjes së Allahut të Madhërishëm, është të thuhet: ”Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim”.
Rregulli i tretë: Të kthehemi në anën tjetër të krahut pasi të jemi zgjuar nga gjumi.
Është mirë që besimtari, i cili sheh ëndërr të keqe të mos bie në të njëjtin krahë që ka qenë më parë, por të shtrihet në krahun tjetër. Kjo ndoshta e largon shejtanin.
Rregulli i katërt: Të kërkojë prej Allahut të mirën e saj dhe të kërkojë mbrojtjen e Tij nga e keqja e saj.
Ëndrra e keqe mund ta reflektojë të keqen, por brenda ta fshehë të mirën. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Kur dikush prej jush sheh ëndërr të keqe, le të pështyjë në të majtë tri herë, le ta ndërrojë anën në të cilën ishte shtrirë dhe le të kërkojë nga Allahu të mirën e saj dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj.”1
Rregulli i pestë: Të ngritet t’i falë dy rekate namaz.
Falja e dy rekateve namaz e largon shejtanin dhe shënon mbështetjen e fortë të besimtarit në Allahun e Madhërishëm. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, në një hadith ka thënë: ”Ëndrrat janë tri llojësh: ëndrra e bukur, që është përgëzim prej Allahut, ëndrra dëshpëruese (brengosëse), që është prej shejtanit dhe ëndrra që vetë njeriu i shpikë.
Ai që sheh ëndërr të keqe, le të ngritet dhe të falet dhe të mos u tregojë njerëzve.”2
Rregulli i gjashtë: Të mos e interpretojë.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar interpretimin e ëndrrave të këqija. Për fat të keq ka shumë njerëz që këmbëngulin në interpretimin e ëndrrave të këqija, i vishen kësaj pune dhe pa frikë e bëjnë një gjë të tillë, duke i interpretuar keq dhe me pasoja të dëmshme.
Besimtari musliman nuk duhet të hyjë në këto punë dhe duhet të ruhet nga kundërshtimi i sunetit të të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem.
Rregulli i shtatë: Të mos ia tregojë askujt atë.
Ëndrra e keqe nuk duhet t’u tregohet të tjerëve, sepse mund të ndodhë që dikush ta marrë guximin e ta interpretojë gabimisht ose ta dëshpërojë atë që e ka parë ëndrrën.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Ëndrra e mirë – në një rivajet tjetër: ëndrra e bukur, është prej Allahut, ndërsa ëndërrimi i keq është prej shejtanit. Prandaj, ai që sheh në ëndërr diçka që nuk i pëlqen, le të fryjë tri herë në të majtë, dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga shejtani dhe nuk do t’i bëjë dëm asgjë.”
Ai, salallahu alejhi ue selem, gjithashtu ka thënë: ”Kur dikush prej jush sheh ëndërr të keqe, le të pështyjë në të majtë tri herë, le ta ndërrojë anën në të cilën ishte shtrirë dhe le të kërkojë nga Allahu të mirën e saj dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj.”3
Hadithet në fjalë nënkuptojnë ndalesën e tregimit të ëndrrave të këqija, siç nënkuptojnë atë se duhet vetëm të pështyjmë në të majtë tri herë, ta ndërrojmë anën në të cilën kemi qenë të shtrirë, të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga dëmi i saj dhe të kërkojmë prej Tij dobinë e saj, t’i falim dy rekate namaz, të mos e interpretojmë atë, të mos i tregojmë askujt për të, etj.
Janë këto gjëra që duhet t’i kemi parasysh atëherë kur shohim ëndrra të këqija. Nuk ka dyshim se njeriu shpërblehet për këto gjëra, siç mbetet i mbrojtur nga dëmi i tyre.
Sot shumë njerëz janë që nuk i përmbahen këtyre rregullave, prandaj edhe janë duke i vuajtur pasojat e dhembshme dhe të hidhura.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 3, 2018 / By M.I Mos u trishto, sëmundjet s’mund të jenë pengesë për të arritur suksesin
April 3, 2018 / By M.I Pёrhapja e imoralitetit prej shenjave tё Kijametit!
April 3, 2018 / By M.I Shembull logjik për ekzistencën e Xhenetit?!
April 3, 2018 / By M.I Cfarë duhet të bësh kur të vdes një njeri i shtrenjtë
April 3, 2018 / By M.I Thuaji këto lutje cdo ditë sipas mundësisë dhe ndrysho jetën për së mbari
April 3, 2018 / By M.I Vetem Nje Minute
April 3, 2018 / By M.I Rëndësia e edukimit të fëmijëve
April 3, 2018 / By M.I Familja, vater e ekuilibrit psiko-emotiv
April 3, 2018 / By M.I Si bëhet sexhdja e falenderimit