Sábado, 20/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore



Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore

Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore

Fëmijët që rrihen nga prindërit kanë më shumë mundësi që të preken nga sëmundjet mendore, përfshirë probleme me ankthin dhe lëvizje të shpeshta të humorit.

Gjithashtu këta fëmijë kanë më shumë mundësi që kur të rriten të abuzojnë me alkoolin dhe drogën. Në këto përfundime ka dalë një studim i bërë nga kërkuesit e Universitetit të Manitobës në Kanada.

Edhe studime të mëparshme kanë dalë në përfundim se fëmijët që kanë pësuar abuzime fizike kanë më shumë mundësi të kenë probleme mendore dhe të kenë një sjellje shumë më agresive se fëmijët e tjerë, por këto studime merrnin parasysh abuzime shumë të rënda.

Ndërsa studimi në fjalë ka vëzhguar 600 amerikanë të rritur të cilët janë goditur me shpullë apo i është tërhequr veshi kur kanë bërë gabime, por që nuk kanë pësuar asnjëherë dëmtime të rënda dhe abuzime seksuale.





Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjysma e popullsisë pranon se të paktën një herë në jetë është goditur nga prindi.

” Nga Ebi Dherri, e ky nga i Dërguari alejhi selam, se Allahu ka thënë: O robërit e Mi! Une ia kam ndaluar dhunen Vetes dhe e kam ndaluar edhe nder ju, prandaj mos i beni dhune njeri-tjetrit. ”

(Visited 6 times, 1 visits today)




Top