Quarta-feira’, 24/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rosa canina (Kaça – tëndafili egër)



Rosa canina (Kaça – tëndafili egër)

kaca
Rosa canina (Kaça – tëndafili egër)

Kaça është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë frutet, që përftohen pas tharjes së tyre. Frutet e kaçës ndihmojnë mjaft në kurimin e disa prej sëmundjeve më të përhapura.
Një ndihmesë të madhe u kanë dhënë të sëmurëve me anemi. Për rritjen e numrit të rruazave të kuqe në gjak dhe të hemoglobinës, mjekët këshillojnë që të sëmurët të pijnë 2 herë në ditë nga një gotë me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara të bimës.
Për përgatitjen çajit nevojiten 7 kokrra të copëtuara mirë të frutit, të cilat hidhen në një enë me ujë dhe lihet të zihen për 10 minuta. Më pas ëmbëlsohet dhe pihet çdo ditë 30 min para buke. Rezultate të mira kjo bimë jep edhe në parandalimin e sëmundjeve tëmushkërisë të shkaktuara nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares.
Shpesh dëmtimet në mushkëri shoqërohen me shfaqjen e kollës. Mënyra më e mirë për largimin e saj është çaji i kaçes.
Çaji duhet të pihet disa herë në ditë deri në shërim të plotë, kur kolla të mos ketë lënë gjurmë. Ashtu si dhe shumë bimë të tjera, kaça është një qetësues i shkëlqyer i dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes.
Mjekët popullorë këshillojnë 2 gota çaj në ditë 30min para buke dhe shqetësimet do të largohen shumë shpejt. Edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore, ky çaj jep efekte të menjëhershme. Te njerëzit që vuajnë nga depresioni, këshillohet të pihet çaji i kaçes.





(Visited 15 times, 1 visits today)




Top