Domingo, 22/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Roli i peshkut në organizmin e njeriut

Roli i peshkut në organizmin e njeriut

“Dhe Ai nënshtroi edhe Detin – që të hani prej tij mish të freskët…”
Kur’an En-Nahl.14

Roli i peshkut në organizmin e njeriut

Peshku është ushqimi i pasur me acide yndyrore omega 3, zvogëlon rrezikun nga problemet mendore, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht me kalimin e moshës.

Për zemër dhe tru të shëndoshë preferohet si ushqim peshku, madje së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë. Peshku ton ka hekur me shumicë.
Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar me ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë mërkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës.

Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën.

Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP.
Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura.
Peshqit e dhjamtë kanë 6 përqind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj.
Përgatiti Inf Qendresa Paqarizi

(Visited 388 times, 1 visits today)