Quarta-feira’, 24/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rinia, mes së shkuarës së trishtueshme dhe së ardhmes së panjohur



Rinia, mes së shkuarës së trishtueshme dhe së ardhmes së panjohur

Të jesh shëndoshë, biri im! Porosit nëna të birin. Nuk i thotë: të jesh durimtar, e të angazhohesh vazhdimisht. Sikur i thotë: Hë mor bir, vazhdo jetën ashtu siç je duke e bërë, me rëndësi të jesh mirë me shëndet. Po, “Le të kënaqet sa është i ri”, u thonë shumë pleq të rinjve. Pa i shkëmbyer përvojat e jetës. Pa ia dhënë mësimet që mori prej jetës dhe njerëzve. S’bëhet fjalë për pleq të thinjur në tru.

S’ka prind që ia do të keqen bijve të vet, e unë them, “ka shumë prindër që ua duan të keqen, bile shumë, bijve të tyre”, kur dëshmi për këtë janë edukata dhe sjellja e bijve të tyre. Dëfryes e përtacë, rebelë e të papërfillshëm.

Të iku prej dorës, s’të dëgjon?! Mos më thuaj se lindi 20 vjeçësh! Ishte foshnje. E kishe në duar. Varej plotësisht nga ti. Ah po, s’e mendoje se do rebelohej një ditë, madje edhe kundra teje. Pse ti e vret mendjen, prandaj!

Kur në familje trashëgohet afetari! Ku Zoti është i  panjohur. Ku feja është spekulim e opium. E tani po më çan hallin e bijve tu?! Jo më, ai po ushtron vullnetin, ka bërë zgjedhjen, kur ti e kishe në dorë vullnetin, s’ia ruaje, që sot të bënte zgjedhjen e duhur e të drejtë, e tani vetëm lutu, se përveç lutjes s’ke gjë tjetër.

Rinia që s’lexon është e pafajshme. Ajo është naive, idiote. Njerëzit e paditur flasin kot, lëvizin kot, rrinë kot. Mësim s’marrin edhe për asnjë sekondë. Të akuzohet kjo rini?! Jo, prindërit e tyre kurrë s’panë me libër në dorë. Ku është babi?! Rrugëve. Lokaleve. Po dëgjon lajmet e mëngjesit e lajmet e mbrëmjes. Nëpër odë s’sheh asnjë libër të shfletuar. I cytur e i dashuruar në dhe me teknologjinë shpëlarëse e zhurmë-bërëse.





Nuk mund të akuzohet një rini, ndaj së cilës prindërit ishin të papërgjegjshëm ndaj saj kur ishin fëmijë, e adoleshentë. Tanimë ata kanë formuar personalitet të pavarur, i ka edukuar rruga e turma. E pavarur, d.m.th. “Ku rafsha, mos u vrafsha!” Me fjalë “të urta” boshe, sot e kësaj dite ushqehet dhe frymëzohet rinia jonë. “Mos paç punë, luaje derën”, e pse të luajë derën, s’paska punë për të bërë?! Dështoi një përpjekje, “Të jesh shëndoshë!”, d.m.th. mos u ndje dështak, sepse dështak je. Ky është kuptimi i drejtë.

Avni Tafili

(Visited 11 times, 1 visits today)




Top