Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Rigoni

Rigoni

rigoniOriganum majorana (rigoni)

Hulumtimet kanë treguar se si rigoni është 42 herë më i pasur me antioksidantë se mollët, 12 herë më i pasur se portokajtë dhe 4 herë se boronicat.

Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, niacina dhe beta-karoteni, si dhe materiet e tjera ushqyese. Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik. Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme.

Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator; acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike. Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol. Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve.

Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.