Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rëndësia e misvakut në Islam

Rëndësia e misvakut në Islam

Miswak

Rëndësia e misvakut në Islam

Misvaku ka status të lartë në Islam. Ai ka qenë përdorur për pastrimin e dhëmbëve shumë kohë para ardhjes së Profetit (alejhi selam). Ebu Ejubi (r.a.) na ka treguar se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Katër gjëra janë sunete të pejgamberëve: synetimi, parfumosja, misvaku dhe martesa” (Ahmedi dhe Tirmidhiu). Ky hadithi na tregon se misvaku është sunet dhe praktikë e të gjithë pejgamberëve (paqja e Allahut qoftë mbi ta!). Ndaj mund të themi se praktika e përdorimit të misvakut është e vjetër sa edhe vetë njerëzimi, meqenëse prejardhja e njerëzve në tokë është prej pejgamberit të parë, Ademit (alejhi selam). Në anën tjetër, ata që e lënë pas dore përdorimin e misvakut, ata e privojnë veten nga sevapet (shpërblimet) për shkak të mospraktikimit të këtij suneti fisnik. Aliu (r.a.) ka thënë: “Bëjani vetes detyrë përdorimin e misvakut dhe përqëndrohuni në përdorimin e tij, sepse në të është kënaqësia e Allahut dhe ai (misvaku) e rrit shpërblimin e namazit prej 90 deri në 400 herë”.
Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku, i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem.

Misvaku është një shkop, i cili përdoret për masazhin e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që fjalë për fjalë mund të përkthehet në kuptimin “masazh” (që d.m.th. masazhi i brendisë së gojës).

(Visited 18 times, 1 visits today)
Top