Quarta-feira’, 22/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Recetë për DUHANPIRЁSIT – pastron mushkëritë



Recetë për DUHANPIRЁSIT – pastron mushkëritë

Recetë për DUHANPIRЁSIT – pastron mushkëritë

Rreziqet nga duhanpirja janë të njohura, por pavarësisht kësaj ndërprerja e tij shpesh është e pamundur.

Disa duhanpirës, pas një periudhe të gjatë varësie preken edhe nga bronkiti. Natyrisht zgjidhja më e mirë është ndërprerja e duhanit, por jo të gjithë arrijnë që ta bëjnë një gjë të tillë.

Më poshtë sjellim një zgjidhje natyrale për pastrimin e mushkërive, i njohur ndryshe si “Eliksiri” i pastrimit të mushkërive.

XHENXHEFILI – Kjo erëz orientale ka një sërë vetish kuruese dhe ndihmon për të larguar mukozën dhe toksina nga mushkëritë.

QEPA – Si qepa është e njohur për vetitë e saj antibiotike dhe anti-tumorale. Parandalon infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe parandalon kancerin.

TURMERIK (Shafrani Indian) – Është një prej erëzave më kurative, me veti të shumta anti-bakteriale dhe anti-tumorale. Përmban acide yndyrore, omega-3, vitamina dhe minerale. Me anë të turmerikut mund të luftohen, bakteret, viruset dhe kanceri.





PЁGATITJA: – 1 kg qepë
– 400 gramë mjaltë
– 2 lugë turmerik
– 1 rrënjë e vogël xhenxhefil i grirë
– 1 litër ujë

Hidhni ujin dhe mjaltin në një enë dhe lëreni të vlojë. Më pas shtoni qepën e prerë imët dhe xhenxhefilin. Më pas me zjarr të ngadaltë shtoni edhe turmerikun. Lëreni të vlojë deri sa uji të përgjysmohet.

Filtrojeni përbërjen dhe lëngun hidheni në një enë prej xhami të mbyllur në mënyrë hermetike. Kur lëngu të ftohet futeni në frigorifer.

Çdo mëngjes pini nga dy lugë prej këtij lëngu me stomakun bosh dhe dy lugë në darkë para se të hani.

Ky lëng është vërtetë i dobishëm për pastrimin e mushkërive, por jo sa lënia e duhanit.

(Visited 32 times, 1 visits today)




Top