Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Receta me drithëra që pastron gjakun



Receta me drithëra që pastron gjakun

Receta me drithëra që pastron gjakun
Gjithçka nis nga tretja, disa lloj drithërash e arrijnë mrekullisht këtë proces
Baza për të qenë i shëndetshëm, në formë më të mirë, varet nga gjendja e tretjes së ushqimit. Tretja e mirë e nënkupton absorbimin e përbërësve ushqyes dhe largimin e tepricave shtesë nga organizmi. Helmet e grumbulluara që mbesin në trup gradualisht depërtojnë nëpër muret e zorrës së trashë në gjak. Mëlçia bën detoksimin e gjakut dhe kthen helmet në zorrë të trashë. Nëse nuk hidhen jashtë, ato përsëri kthehen në gjakrrjedhje. Në vijim ju sjellim recetën për masën që mund të jetë zgjidhja për këto probleme shëndetësore:

PËRBËRËSIT
-100 g flluska tërshëre të imtësuara.
-100g krunde tërshëre.
-100 g sytha tërshëre.
-100 g fara liri të bluara.
-50 g susam të bluar (të papjekur).
-50 g fara të kungullit të bluara (të papjekura).
-50 g badem të bluar (të papjekur).
-50 g fara të bluara luledielli (të papjekura).
-50 g kanellë.

PËRDORIMI
Masën e përzieni mirë. Çdo ditë për mëngjes, në gotën me qumësht shtoni 2-3 lugë gjelle nga kjo masë. Këto fibra ndikojnë në mënyrë shumë efikase për pastrimin dhe përshpejtimin e metabolizmit. Kjo recetë do të përmirësojë tretjen dhe shëndetin në përgjithësi.