Segunda-feira, 24/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Receta e famshme me llumin e kafes që zëvendëson kremrat e shtrenjtë!



Receta e famshme me llumin e kafes që zëvendëson kremrat e shtrenjtë!

Një filxhan i mirë kafeje është pikërisht ajo me te cilen shumë prej nesh fillojmë ditën. Jo vetëm kaq, kafeja është edhe e mirë për shëndetin tuaj. Kjo mund të ndihmojë në luftën kundër stresit, në përmirësimin e fuqisë së trurit, në ruajtjen e shëndetit të zemrës, në rritjen e imunitetit dhe shumë më tepër.

Kafja është gjithashtu e mirë për lëkurën tuaj.Polifenolët në kafe, duke përfshirë acidet klorogjenike, mund të kontribuojnë në uljen e hiperpigmentit në njollat e lëkurës.

Përveçse ta pini, mund të përdorni bazat e kafesë ose ekstraktet për të bërë maska per nje lëkurë te shëndetshme dhe me ngjyra të ndezura. Kafja ndihmon në heqjen e qelizave te vdekura të lëkurës dhe promovon rigjenerimin e lëkurës së re, të shëndetshme. Duke qenë e pasur me antioksidantë, kafja ndihmon që lëkura juaj të duket më e re!

Gjithashtu, kafeina në kafe ndihmon nxjerrjen e lagështirës së tepërt nga lëkura, duke e bërë atë të duket dhe të ndjehet më e fortë. Përbërësit si vaji i kokosit, kosi dhe qumështi i kokosit, kur kombinohen me baza të kafesë ndihmojnë në ushqimin e lëkurës tuaj dhe e bejne ate te shkelqeje.

Këtu janë tre përbërës të ndryshëm per pastrimin e lekures!

Kafe dhe vaj kokosi
Kafe dhe kos
Kafe dhe qumesht kokosi

1. Vendosni 2 lugë kafe të pjekur në një tas të vogël.
2. Shtoni 2 lugë vaj të kokosit të shkrirë. Është mirë të përdorni vaj ekstra te virgjër të kokosit.
3. Miksoni përbërësit tërësisht deri sa të merrni një paste.





Gjithashtu mund të përdorni një kombinim të kafesë dhe kosit për të shtuar një shkëlqim në lëkurën tuaj. Kjo maskë është veçanërisht e mirë për ata me lëkurë te yndyrshme.

1. Vendosni 1 lugë gjelle kafe të pjekur në një tas.
2. Shtoni 1 lugë gjelle kos të thjeshtë për të. Duhet te derdhni ujin e tepërt nga kosi përpara se ta përdorni.
3. Miksoni përbërësit tërësisht derisa te formoni një paste të butë.

Duke qenë i pasur me ushqyes, qumështi i kokosit është gjithashtu i dobishem për lëkurën tuaj.
1. Vendosni 2 deri në 3 lugë kafe kafe në një tas.
2. Miksoni në 2 deri 3 luge caji qumësht kokosi për të marrë një paste të trashë.

Si ti beni scrubet e fytyre:
Lani fytyrën tuaj tërësisht per te hequr grimin, papastërtite dhe vajin.
Duke përdorur një furçë të pastër ose edhe gishtërinjtë tuaj, aplikoni maskën në të gjithë fytyrën tuaj.
Lejo që të thahet për 20 deri në 30 minuta.
Përdorni gishtat e lagur për të pastruar maskën në lëvizje rrethore.
Së fundi, shpelajeni maskën me ujë.
Pastaj thani lëkurën tuaj butesisht me një peshqir të butë.
Përdoreni atë një herë ose dy herë në javë për rezultate efektive.

Burimi:/desiakhbar.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 398 times, 1 visits today)




Top