Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Realiteti i pavarësisë – Hoxhë Mustafa Terniqi

Realiteti i pavarësisë – Hoxhë Mustafa Terniqi

Realiteti i pavarësisë – Hoxhë Mustafa Terniqi

Realiteti i pavarësisë dhe se ndaj kujt e fituam ne pavarësinë në të vërtetë është një pikë e rëndësishme e cila duhet kuptuar drejt.

Aleanca ballkanike e cila filloi luftën më 8 tetor 1912 synonte copëtimin e trojeve shqiptare dhe pasi pushtuan shumicën e tokave shqiptare kërkonte me çdo kusht shkombëtarizimin dhe asimilimin e shqiptarëve. Në këto kushte, patriotët shqiptarë, përfshi këtu një numër të madh hoxhallarësh të shquar kur panë se Perandoria nëpërmjet garnizoneve ushtarake të mbetura nuk mund të siguronte më mbrojtjen e shqiptarëve dhe se trojet shqiptare po copëtoheshin, vendosën të shpallin pavarësinë.

Pikërisht më 28 nëntor u nënshkrua në Vlorë akti i pavarësisë, që nënkuptonte formimin e shtetit të parë shqiptar. Me këtë synohej njohja e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha si shtet më vete, gjë e cila do ta shpëtonte atë nga sllavizmi e greqizimi si dhe copëtimi i trojeve shqiptare. Nën këtë prizëm kuptohet qartë edhe nxitimi i Ismail Qemalit për të mbërritur në datën 28 nëntor në Vlorën e rrethuar nga anijet greke. Pra në thelb pavarësia e Shqipërisë, në kohën kur në trevat shqiptare po zhvillohej gjenocid i pastër, nuk ka lidhje me pavarësinë nga Perandoria, sepse ajo ishte vetë në shpërbërje e sipër. Pavarësia në vetvete shënoi formimin e shtetit të parë Shqiptar me të drejta të plota si shtetet fqinje.

Hoxhë Mustafa Terniqi

Image may contain: text that says 'URIME 28 NENTORI DITA E FLAMURIT'

 

 

(Visited 14 times, 1 visits today)
Top