Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Mediat e Kosoves, duke iu referuar raportit te Departamentit Amerikan të Thesarit, të datës 4 qershor 2012, shkruajne se ish kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka mbajtur lidhje të afërta me të dyshuarin për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Naser Kelmendin. Sipas mediave, bazuar në një fletarresti ndërkombëtar, ky i fundit u arrestua ditë më parë në […]
Mediat e Kosoves, duke iu referuar raportit te Departamentit Amerikan të Thesarit, të datës 4 qershor 2012, shkruajne se ish kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka mbajtur lidhje të afërta me të dyshuarin për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Naser Kelmendin. Sipas mediave, bazuar në një fletarresti ndërkombëtar, ky i fundit u arrestua ditë më parë në […]
Raporti i Obamas, Haradinaj kishte lidhje me Kelmendin

Mediat e Kosoves, duke iu referuar raportit te Departamentit Amerikan të Thesarit, të datës 4 qershor 2012, shkruajne se ish kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka mbajtur lidhje të afërta me të dyshuarin për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Naser Kelmendin.
Sipas mediave, bazuar në një fletarresti ndërkombëtar, ky i fundit u arrestua ditë më parë në lagjen Mat, të kryeqytetit të Kosovës.
Naser Kelmendi dyshohet për vrasje, por edhe për atë se, në bashkëpunim me personat e tjerë që përmenden në raport, organizoi blerjen, transportin dhe shitjen e drogës nga Amerika Jugore dhe Turqia në Kosovë, Serbi, Bosnje e Hercegovinë (BeH), Kroaci dhe nëpër vendet e ndryshme të Europës.
Në raportin zyrtar të Departamentit amerikan të Thesarit, mes tjerash, thuhet se:
“Presidenti amerikan, Barack Obama, ka njoftuar Kongresin për sanksionimin e Naser Kelmendit, sipas ligjit Kingpin, i cili implementohet nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme të Departamentit amerikan të Thesarit”.
Sipas po këtij raporti, Naser Klemendi, bijtë e tij, Elvisi, Liridoni dhe Besniku, dhe i vëllai, Beqiri, posedojnë disa biznese në BeH, Mal të Zi , Serbi dhe Kosovë, në mesin e të cilëve edhe hotele dhe kompani për transportin e natës. Veç kësaj, Kelmendi kishte kontrata edhe me disa biznesmenë të mëdhenj boshnjakë, si ajo me biznesmenin me patundshmëri, Fahrudin Radoncic – i cili aktualisht është pronar i gazetës më të madhe ditore në BeH, ‘Dnevni Avaz’, dhe ministër i Sigurisë në BeH.
Veç kësaj, Departamenti i Thesarit në raport përmend edhe “lidhjet e Kelmendit me dy liderët e njohur ushtarakë boshnjakë të kohës së luftës, ish-komandantin e mbrojtjes së Srebrenicës, Naser Oric, dhe kolonelin e ushtrisë së BeH, Nihad Bojagic”.
“Njeriu më i besueshëm i tij është Muhamet Ali Gashi, i dyshuar si ‘shef i mafias shqiptare në Bosnje e Hercegovinë’. Ai raportohet se ka lidhje me edhe me biznesmenin kosovar, Ekrem Lluka, me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe me malazezët, Rok Stanaj dhe Safet Kalic”, nënvizohet tutje në raportin e presidentit amerikan.
Nga ana tjetër, lideri i AAK’së, ka mohuar kategorikisht çfarëdo lidhje me Kelmendin. Nëpërmjet këshilltarit të tij, Avni Arifi, ish-kryeministri Haradinaj ka hedhur poshtë të premten çfarëdo lidhje me Kelmendin.
“Kurrë në jetë nuk e kam njohur. Kurrë në jetë nuk e kam takuar. Kurrë në jetë nuk kam folur me të. Për herë të parë kamë dëgjuar për të kur kohëve të fundit, ka dalë në media”, citoi Arifi fjalët e Haradinajt.
Në ndërkohë, Naser Kelmendi duket se ka jetuar për muaj të tërë në lagjen Mat, gjegjësisht në të njëjtin bllok të banesave ku jeton edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Banesa e Kelmendit me atë të Rexhepit janë rreth 100 metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve kelmendi kishte hyrë e dalë lirshëm nga atje, ishte vizituar nga shumë miq e partnerë – zakonisht me vetura me targa të Malit të Zi, të cilat parkoheshin “para hundëve” të eskortës së përditshme të ministrit Rexhepi.kohaislame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote