Terça-feira, 3/8/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ranimimi kardio-pulmonar

Ranimimi kardio-pulmonar

shpeto jete

Ranimimi kardio-pulmonar
(Edhe ti që nuk je pjese e personelit shëndetsor, mund te shpetosh nje jete!)

Kur ndodhemi para një individi pa vetëdije, ai duhet të konsiderohet me ndalim të frymëmarrjes ose të zemres. Individi me ndalim të respiracionit dhe të zemres është në rrezik të pashmangshëm për ndryshime të pakthyeshme të indit trunor dhe të zemrës. Hypoksia e rëndë cerebrale çon drejt komës Brenda 1 min. Ai e merr vehten nëse hipoksia paksohet brënda 3-5 min. Nga kjo kuptohet rëndësia e fillimit sa më shpëjt të reanimimit cor-pulmone.
A- AIR- Siguro respiracionin (Rrugë të lira respiratore).
B- Breath- Fillo respiracioni.
C- Cor- Zemër (Qarkullimi i gjakut).
D- Disability- Statusi neurologjik.
Drug- Medikamentet e reanimacionit cor-pulmone. Këto merren me rrugë venoze si: Adrenalina, Lidokaina, ose direct në sondën e intubimit.
E- Exposure- Zhvishe pacientin komplet.

NDIHMA QE MUND TË JAPE DHE NJË NJERI I THJESHTE ESHTE:


A- Siguro rrugë të lira respiratore: Kthe kokën sa më shumë prapa në ekstension. I sëmuri vendoset shtrirë në një sipërfaqe të sheshtë, të fortë. Shpëtuesi vendos njërën dorë (të djathtën) nën qafën e të sëmurit dhe e ngre atë, kurse dorën tjetër (të majtën) e vendos mbi ballë dhe e shtyn kokën prapa. Kjo bën që qafa të kalojë në ekstension dhe gjuha të ngrihet. Gjithashtu shtyjmë prapa nofullen e poshtme .
Kur pacienti ka trupa të huaj në rrugët e frymëmarrjes, atëherë ai duhet hequr: E kthejmë pacientin në pozicion lateral ( në njërin krah) dhe vendosim gjurin tonë mes shpatullave dhe ushtrojmë forcë. Hapim gojen e pacientit dhe fusim gishtin e mesit dhe atë tregues deri në fund në rrënjën e gjuhës dhe nxjerrim protezat apo trupat e huaj. Kur trupi i huaj është më poshtë atëherë godasim me grusht mes shpatullave.
Kur i sëmuri është në këmbë dhe e ka ruajtur refleksin e kollës, e nxisim atë të kollitet.
B- Breathing- Fillo frymëmarrjen artificial që mund të jetë gojë-gojë, ose gojë –hundë.
GOJE-GOJE: Koka mbahet në hiperekstension, shtërngon dy viramat e hundës me gishtin e madh dhe tregues të dorës tjetër që vazhdon në të njëjtën kohë të ushtrojë presion mbi ballë. Hapim gjerësisht gojën dhe merr frymë thellë dhe vendosim gojën tonë mbi gojën e të sëmurit dhe fryjmë ajër në të. Pastaj tërhiqemi në mënyrë pasive dhe për të lejuar daljen e ajrit, Kjo procedurë vazhdon cdo 5 sek, për aq kohë sa vazhdon pamjaftueshmëria në frymëmarrje. Reanimatori sigurohet se frymëmarrja është e mjaftueshme kur sheh gjoksin e të sëmurit që ngruhet e ulet, ndjen në rrugët e frymëmarrjes rrezistencën e mushkërive kur fryn në to, ndjen daljen e ajrit.
GOJE – HUNDE: Bëhet kur është e pamundur të hapet goja e pacientit. Reanimatori vendos njëren dorë tek balli tjetrën tek nofulla e poshtme që goja të jetë e mbyllur plotësisht. Më pas vendos buzët rreth hundës së të sëmurit dhe fryhet ajri në to, pastaj largohet goja dhe lejohet të dale në menyrë passive ajri.
Gjatë frymëmarrjes artificial mund të shkaktohet një fryrje e barkut që qon në paksim të vëllimit të mushkërive nga ngritja e diafragmës, gjë e cila eleminohet duke shtypur me lehtësi mbi stomak dhe i sëmuri duhet kthyer anash që të mos aspirohet përmbajtja gastrike.
C- Circulation- Qarkullimi i gjakut. Ndalimi I zemrës zbulohet nga mungesa e pulsit në arteriet e mëdha (carotid, femorale). Kur mungon pulsi fillohet qarkullimi artificial duke bërë masazh kardiak të jashtëm. Masazhi kardiak duhet gjithmonë të shoqërohet me frymëmarrjen artificial që të bëhet oksigjenimi I mjaftueshëm i gjakut.
TEKNIKA E REANIMIMIT COR-PULMONE: Trupi I të sëmurit vendoset në pozicionin horizontal në një sipërfaqe të fortë. Dora e reanimatorit vendoset në mes 1/3 së poshtme dhe 2/3 të sipërme të sternumit. Mbi dorën e majtë vednoset dora e djathtë. Duhen majtur krahët shtrirë dhe ushtrojmë preësion vertikalisht (4-5cm). Shtypjet nuk duhen bërë mbi procesin ksifoid, pasi nuk realizohet masazhi i zemrës dhe rrezikon për rupturë të heparit. Shtypjet duhet të bëhen të rregullta dhe të pandërprera dhe me një interval fiks, dhe të kombinuara me respiracionin. Kemi 2 frymëmarrje dhe 30 masazhe (ritmi 2:30)
Gjithashtu edhe GODITJA ME GRUSHT NE GJOKS mund të ndihmojë për të rifilluar qarkullimin në rastëet e asistolisë nga blloku AV dhe mund të ndalojë një takikardi apo fibrilacion ventricular të freskët. Ajo nuk është e dobishme në asistolinë anoksike apo në fibrilacionin ventricular tashmë të vendosur. Ajo bëhet në minutën e parë të ndalimit të zemrës.

(Visited 268 times, 1 visits today)
Top