Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Nëse dëshiron dhe ke vullnet të fortë të arrish diçka në jetë ajo do të të nënshtrohet dhe do ta kesh, e nëse humb shpresat nga diçka, atë do ta humbasësh realisht. E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha Allahu dhe i Dërguari i Tij, e të thonin: ‘Na mjafton Allahu, Allahu do […]
Nëse dëshiron dhe ke vullnet të fortë të arrish diçka në jetë ajo do të të nënshtrohet dhe do ta kesh, e nëse humb shpresat nga diçka, atë do ta humbasësh realisht. E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha Allahu dhe i Dërguari i Tij, e të thonin: ‘Na mjafton Allahu, Allahu do […]
Ramazani dhe truri

Nëse dëshiron dhe ke vullnet të fortë të arrish diçka në jetë ajo do të të nënshtrohet dhe do ta kesh, e nëse humb shpresat nga diçka, atë do ta humbasësh realisht.
E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha Allahu dhe i Dërguari i Tij, e të thonin: ‘Na mjafton Allahu, Allahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i Dërguari i Tij, dhe vetëm te Allahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)” (Kur’an 9:59)
Kam lexuar se njëherë një njeri deshi të hidhej nga dritarja e shtëpisë e në të kërcyer unaza që mbante në gisht iu zu në një gozhdë të dritares dhe ia shkuli gishtin nga vendi. Njeriu mbeti me katër gishta në njërën dorë dhe tha: “S’mund ta besoj se në njërën dorë kam katër gishta, përveç kur kujtoj atë që ndodhi, sepse ndihem mirë e punoj normalisht pa pengesa. Nga ana tjetër unë jam i pajtuar me atë që më ka ngjarë. Ky është caktim i Allahut dhe gjithçka ndodh me dëshirën e Tij.”
Njoha një njeri që kishte humbur krahun e majtë si pasojë e një sëmundjeje. Jetoi gjatë, u martua e i lindën shumë fëmijë, drejtonte makinën pa pengesë dhe kryente punën e tij i qetë, sikur të kishte lindur me një krah.
Në një haidth thuhet: “Pajtohu me atë që të është caktuar, do të jesh njeriu më i pasur. ”
Sa shpejt ambjentohemi me realitetin që na rrethon dhe i përshtatemi nivelit të jetesës ku jetojmë. Dikur jetonim nëpër shtëpi e vendbanime modeste, duke u shërbyer me mjete të thjeshta, megjithatë u pajtuam dhe e jetuam atë realitet ashtu siç ishte, prandaj edhe ishim të qetë e të lumtur.
Njëherë, në xhaminë e madhe të qytetit Kufe në Irak, kishte ngjarë një shpifje në mes dy familjeve saqë kishin ngritur shpatat kundër njëri-tjetrit. Njëri nga xhemati i xhamisë doli në kërkim të një njeriu të mençur e të urtë, i cili do e qetësonte situatën e tensionuar. Ky ishte Ahnef Kajsi, burrë i thatë e i dobët fizikisht, i cili në momentin që e thirrën ishte duke mjelur delet e tij dhe kishte veshur një mushama që s’kushtonte më shumë se dhjetë dirhem. Kur e lajmëruan për shpifjen dhe zënkën në xhami nuk u trondit aspak, sepse ishte mësuar të përjetojë raste të vështira në jetë. Në këtë rast tha: Me lejen e Zotit do bëhet mirë dhe filloi të hante iftarin. Në sofrën e tij nuk kishte veç një copë bukë e thatë, vaj, kripë e një gotë ujë. Në fillim bëri bismilah dhe në fund e përfundoi ngrënien me elhamdulilah. Mbathi teshat, mori shkopin dhe doli para masës që grindej. Kur panë Ahnefin, të gjithë heshtën dhe i dëgjuan këshillat dhe fjalët e ëmbla që u tha, saqë kur kërkoi të pajtoheshin e të ndaheshin çdokush në punë të vet, ata e dëgjuan dhe nuk vazhduan në shpifjen me të cilën ishin kapluar.
Nga ky tregim mund të marrim mësim e urtësi në shumë pika: Madhështia e urtia s’janë në pamjen e jashtme, dhe modestia e skamja s’janë mjerim, ashtu siç nuk është lumturia te pasuria. “E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: Zoti im më ka nderuar!’ Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: ‘Zoti im më ka nënçmuar!’” (Kur’an 89:15-16)
Vlera e njeriut është karekteri e morali i tij i lartë, e jo veshja apo pallati i tij. Njeriu peshon dhe vlerësohet në bazë të diturisë, punës, nderit, bujarisë e urtësisë që posedon. “Më i miri ndër ju te Allahu konsiderohet ai që është më i devotshëm” (Kur’an 49:13) Prandaj, mos të të mahnisë pasuria e tyre e as femijët e tyre” (Kur’an 9:55). Mësoje veten t’i dorëzohesh përcaktimin të Allahut. Pra, zgjidhja është: O Zot ne pajtohemi me atë që ndave për ne dhe Ty të jemi nënshtruar. “Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe nëse jeni në pallate të fortifikuara” (Kur’an 4:78).
Ndër ditët më të vështira në jetën time ka qenë dita kur më lajmëroi mjeku se krahu i vëllaut tim Muhammedit do të prehet, megjithatë më qetësoi ky ajet: “Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut, e kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo send” (Kur’an 64:11). “Po ti jepju sihariqe durimtarëve, të cilët kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai kthehemi!” (Kur’an 2:155-6)Këto ajete kur’anore me qetësuan dhe më bënë më të fortë.
El-Hansa en-Nehi’jes në luftën e Kadisijjes iu vranë katër bijt e saj, megjithatë ajo falënderoi Allahun për zgjedhjen që u kishte lënë bijve të saj. Me këtë ajo meritoi shpërblimin e Allahut në këtë botë e në tjetrën. Po sikur të kishte vepruar ndryshe, duke e kundërshtuar këtë gjendje dhe duke i humbur shpresat te Zoti i botëve, ç’do të kishte fituar përveç pikëllimit dhe dënimit për mospajtim me kadanë dhe kaderin e Zotit.
Në hadithin e Pejgamberit [s.a.v.s.] thuhet: Kush pajtohet me atë që i është caktuar, atij do t’i takojë kënaqësia, e kush refuzon atë që i është caktuar, atij do t’i takojë zemërimi i madh. ” Pra, duhet kuptuar se ilaçi i krizave dhe sprovave është fjalia: “Të Allahut jemi dhe Atij do i kthehemi”
“Çdo gjë që është në të (në tokë) është e zhdukur (e përkohshme)” (Kur’an 55:26) “Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur (Kur’an 33:30).
Sikur të të lajmërojnë se të është djegur shtëpia, ose të ka vdekur fëmija, ose të është shkatërruar pasuria, çfarë do të ndërmerrje? Tani e tutje përgatit veten, s’të ndihmon ikja nga realiteti, mësohu të përballosh caktimin e Zotit, pajtohu me kadanë dhe kaderin e Tij, e pastaj prit shpërblimin e Zotit për gjithë këtë durim e pajtueshmëri. Ka edhe zgjidhje tjetër, mirëpo nuk ta rekomandoj atë: Ti mund të hidhërohesh, pikëllohesh e mospajtohesh me atë që të ka ngjarë, por çfarë do të fitosh? Hidhërimin e Zotit, zemërimin e njerëzve, humbjen e shpërblimit, dhe më e rëndësishmja ti nuk mund ta kthesh të vdekurin, as shtëpinë e djegur e as pasurinë e shkatërruar, sepse ngjarja ka ndodhur në të kaluarën dhe është çështje e kryer përfundimisht.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
March 18, 2016 / By M.I 4 Ushqimet që janë ndaluar nga Profeti alejhis selam
March 17, 2016 / By M.I Pija magjike që shëron mbi 50 sëmundje
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
March 6, 2016 / By M.I Misri mbron zorrën e trashë
March 6, 2016 / By M.I Shega – fruta më shëruese në botë
March 6, 2016 / By M.I Fuqia terapeutike e bimës mjekësore Trumzës – Thymus serpyllum
March 6, 2016 / By M.I KAPARI I HYRJES NË XHENET
March 6, 2016 / By M.I Shuarja e zjarrit me ndihmën e lutjeve
March 7, 2016 / By M.I Përse kemi më shumë dhimbje në gjunjë gjatë dimrit
March 7, 2016 / By M.I Si e dini qe vuani nga nervi ishiatik?
March 7, 2016 / By M.I TI DHE SHEJTANI
March 7, 2016 / By M.I Me hixhame kundër dhembjes kronike të kokës
March 7, 2016 / By M.I Rekomandime për ushqim të shëndetshëm për popullatën madhore