Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Dr. Shefqet Krasniqi Janë për t’u dhimbsur ata që revoltohen, në vend se të kënaqen kur popullit i ofrohet strehim shpirtëror…, ata që me gjithë qenien e tyre përkushtohen të luftojnë “armikun e rrezikshëm”, të cilit ia ndryshojnë etiketimet çdo ditë për ta paraqitur me imazh sa më të keq, dhe kështu janë përherë në […]
Dr. Shefqet Krasniqi Janë për t’u dhimbsur ata që revoltohen, në vend se të kënaqen kur popullit i ofrohet strehim shpirtëror…, ata që me gjithë qenien e tyre përkushtohen të luftojnë “armikun e rrezikshëm”, të cilit ia ndryshojnë etiketimet çdo ditë për ta paraqitur me imazh sa më të keq, dhe kështu janë përherë në […]
“Radikalizmi” nuk luftohet me Radikalizëm

Janë për t’u dhimbsur ata që revoltohen, në vend se të kënaqen kur popullit i ofrohet strehim shpirtëror…, ata që me gjithë qenien e tyre përkushtohen të luftojnë “armikun e rrezikshëm”, të cilit ia ndryshojnë etiketimet çdo ditë për ta paraqitur me imazh sa më të keq, dhe kështu janë përherë në opozitë me atë që nuk e njohin, gjë që ngjason me shpifjen ndaj grave të ndershme thjesht nga paragjykimi.
Sido që të jetë, nuk mund ta imponojmë askënd ta ndryshojë këndvështrimin, siç thotë Allahu: “Ju jeni vetëm këshillues e qortues, e nuk jeni mbizotërues ndaj tyre”. Parim ky me të cilin Krijuesi na mëson se liria e bindjes, e mendimit dhe e shprehjes janë të garantuara për çdo njeri, dhe se diversiteti e pluralizmi janë vlera pozitive derisa me to nuk e dëmtojmë tjetrin. Por ne themi se të mos pajtohesh me dikë e të mos dëshirosh të ndërtosh ura komunikimi e afrimi është diçka tjetër, ndërsa ta pengosh tjetrin në ushtrimin e së drejtës së tij është diçka krejt tjetër.
Si është e mundur të pretendohet zhveshja e njeriut nga identiteti fetar kur historia nuk mban mend popull pa besim?!… A mund të arsyetohen tendencat që të mos i jepet fare hapësirë edukimit të shpirtit ndërkohë që gjithçka sillet rreth tij?!… Deri kur do të stërmbushen gazetat tona me materiale islamofobike?!… A nuk mjafton diskriminimi në të drejtat elementare si arsimi e punësimi që bëhet për shkak të manifestimit të bindjes fetare në publik, apo mos vallë duhet edhe të ushtrohet dhunë psikologjike pandërprerë?!
Këto dhe pyetje tjera ma përshkojnë mendjen në këtë kohë kur tashmë ka filluar të konsiderohet pengesë edhe ajo hapësirë e pakët modeste e edukimit fetar në medie. Në TV-të tona ka vend edhe për emisionet më të kota, joedukative, madje edhe amorale, por ato nuk na alarmojnë, ndërsa çfarëdo emisioni me përmbajtje fetare qenka jolegjitim ndonëse aty ngritet zëri për dituri, moral, nder, produktivitet e devotshmëri.
Nuk di se për çfarë tolerance mund të krenohemi e për çfarë demokracie mund të flasim kur shkelim me dy këmbë çdo parim të drejtësisë dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor! Nuk ndalet derdhja e mllefit të zemrave të sëmura, që asgjë tjetër pos dëmtimit të shëndetit të tyre nuk mund të fitojnë, por ne edhe kur pësojmë për shkakun e tyre prapë jemi të qetë se më mirë është të jesh viktimë se sa agresor.
Vërtet do të doja të besoj se e tërë kjo luftë është nga frika e një “ekstremizmi”, rrezikut të të cilit i frikësohemi dhe ndiejmë nevojë ta parandalojmë, sepse kjo brengë në esencë është e lavdëruar edhe nga këndvështrimi fetar, ngase njeriu i mirë nuk e do përçarjen e as shtrëngimin e gjërave ashtu siç thotë Allahu: “Lehtësoni e mos vështirësoni” dhe ”Bashkëpunoni në punë të mira e devotshmëri e mosni në mëkate e armiqësi”.
Mirëpo metodat poshtëruese që përdoren gjatë kësaj lufte flasin për njerëz që nuk janë sinqerisht të interesuar për të zgjidhur probleme, sepse “radikalizmi” nuk luftohet me radikalizëm edhe më të madh se ai, dhe kjo krijon përshtypjen që sikur disa njerëz i kanë vënë vetes qëllim ta shtojnë mjegullën sa më shumë në shoqëri vetëm e vetëm që ata të përfitojnë e ta kënaqin egon e tyre qoftë kjo edhe mbi kurriz të popullit.
Në fund me urimin që të flaket tutje fanatizmi, i cili fshehet prapa ujërave të papastra, ndërkohë që Krijuesi pyet: “E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!”, duke u lutur që ndihma e Tij të jetë pranë çdo shërbyesi për të mirë të shoqërisë, ju përshëndes me selam alejkum – paqja e Allahut qoftë mbi ju.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 10, 2018 / By M.I Kuptimi i mësyshit
February 10, 2018 / By M.I 10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
February 10, 2018 / By M.I Një investim i shëndosh sukses për të ardhmen
February 10, 2018 / By M.I Si të lumturohet jeta e dy bashkëshortëve
February 10, 2018 / By M.I Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj jeshil çdo ditë
February 10, 2018 / By M.I VLERA JUAJ NUK BIE EDHE PËRKUNDËR NËNÇMIMIT
February 10, 2018 / By M.I A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!