Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qumështi i nënës!Studimet shkencore dhe dobitë e përmendura në Kur’ an!

Qumështi i nënës!Studimet shkencore dhe dobitë e përmendura në Kur’ an!

Një ndër argumentet e Krijuesit të Gjithësisë është edhe qumshti i nënës. Kjo për faktin se gjatë lindjes së foshnjës nëna paiset me qumësht si burim ushqimi për foshnjën e saj. Qumshti i nënës është një përzierje e pakrahësueshme që shërben si burim ushqimor i shkëlqyeshëm për foshnjën e porsalindur dhe rrit rezistencën ndaj sëmundjeve. Sot teknologjia është në një proces zhvillimi të tejsakjshëm por nuk ka arritur të zëvendësojë këtë burim ushqimi të mrekullushëm siç është qumshti i nënës.

Dobitë dhe mirësite e saj.

Qumshti i nënës është krijuar në mënyrë të tillë që t’i përshtatet plotësisht nevojave të foshnjës gjatë 5-6 muajve të parë. Ai tretë me lehtësi nga organizmi dhe apartati tretës i foshnjës. Një rëndësi të madhe kanë proteinat të cilat shërbejnë për zhvillimin e trurit dhe trupit. Proteinat në qumshtin e nënës kanë një përthithje të plotë e cila përvetësohet lehtë, në ndryshim nga qumshti i lopës ku proteinat përthithen me vështirësi dhe keq nga foshnja. Yndyrnat e qumshtit të nënës janë në sasi të mëdha, janë të tretshme dhe përbërja e tyrë është krijuar në mënyrë të tillë që të mos lodhë organzmin. Yndyrnat e qumshtit të lopës që përdorin si burim për ushqimin e fëmijës janë të pakta në vlera dhe treten me vështirësi. Në krijimin madhështor të qumshtit të nënës shkenca ka dalë në konkluzion se sheqernat në qumshtin e nënës gjenden në një mënyrë, formë të veçantë që treten lehtë, e ushqen mirë foshnjën dhe pengon mikrobet të zhvillohen në zorët e foshnjës. Ndërsa qumshti i lopës nuk e ka këtë veti, qumshti i lopës e ka laktozën në sasi më të paktë dhe më pak të tretshme kështu që detyrohet njeriu që ta përziejë atë me pak sheqer i cili nuk është i përshtatshëm për foshnjën. Qumshti i nënës përmban vitamina të cilët foshnja i merr në mënyrë direkte dhe janë të dobishme për foshnjën. Tek qumshti i lopës këto vitamina humbasin gjatë rrugës sepse qumshti zijehet pasi të përdoret. Fëmija ka nevoje për vitaminen C dhe D. Qumshti i gjirit përmban disa lëndë mbrojtëse për foshnjën të cilat nuk ndodhen në qumshtin e lopës. Këto lëndë quhen antikorpe, lizozime dhe kanë një rol thelbësor në parandalimin dhe zhvillimin e mikrobeve dhe bakerieve të dëmshme. Gjatë kalimit të qumshtit të nënës tek foshnja rruga e saj është e pastër dhe pa mikrobe në dallim më qumshtin e lopës që merr fëmija sepse kjo kalon në disa etape dhe gjatë çdo etape bakteret dhe mikrobet shtohen gjatë rrugës. Në krijimin madhështor që ka krijuar Krijuesi i Gjithësisë për qumshtin e nënës vërejme se qumshti i nënës ka gjithmonë temperaturën e nevojshme për fëmijën ndërsa qumshti i lopës që nënat ja u japin foshnjave asnjëherë nuk e ka këtë temperaturë, sepse qumshti mund të jetë më i ftohtë ose më i ngrohtë. Gjatë studimeve shkencorë shkencëtarët dhe studiuesit e shumtë kanë dalë në konkluzione dhe përfundime të sakta që koha e përshtatshme dhe e domosdoshme që fëmija duhet të qëndrojë në gji është 2 vjet. Kjo për faktin sepse e ndihmon fëmijën dhe ka veti të dobishme për të. Ky studim është vërtetuar shekullin e fundit por ky përfundim është përmendur në Kur’anin famëlartë në librin Hyjnor 1438 vite përpara. Thotë Krijuesi i Gjithësisë: “Nënat duhe t’i ushqejnë foshnjat e tyre për dy vjet me radhë…” ( El-Bekare 233)

Raporti ndaj nënës!

Vëllezër të nderuar! Femra duhet trajtuar me dashuri, mirësi dhe butësi. Femra bëhët nënë dhe mbart në barkun e saj një foshnjë, me vështirësi dhe e nxjer atë në jetë me lejën e Krijuesit të Gjithësisë. Gjatë muajve të shtazanisë, nënat kanë komplikacionet, vështirësitë përkatëse. Pasi nxjer në jetë një foshnjë të vogël, një foshnjë e cila nuk është e aftë të ushqehet vetë, as të ecë vetë, nëna me dashurinë e saj, e ushqen, në shumë rastë nuk ve gjumë në sy, nga meraku, nga dashuria që ka për foshnjën, e mëson të ece, të flasë dhe vjen një moshë që kjo foshnjë e vogel rritet, behet i madh dhe të gjitha këto ja kthen nënës me mosmirënjohje. Vellezër dhe motra të nderuara! Pas vështirësive që kanë kaluar nënat me foshnjat e tyre, a ja vlen ta mërzitim nënën?! Vëlla dhe motër që e ke babën dhe nënën në shtëpi, mos e mërzit nënën, mos e mërzit babën, Xhenneti është në këmbët e nënës. Një ndër gjynahet në sipërfaqen e tokës është ta mërzitësh nënën. Ule zërin tek nëna dhe babai, foli nënës me tone të buta, të lehta të ngrota, t’ia ngrohësh zemrën nënës, ta bësh nënën krenarë për foshnjën e saj që lindi dhe rriti. Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: “Ne e kemi urrdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e vet e mbajti në barkun e saj, me vështirësi pas vështirësie dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të ty sepse tëk Unë është kthimi juaj.” (Lukman 14)

Vëllezër dhe motra të nderuara! Falini prindërve dashuri, mirësi dhe ngrohtësi. Ishin ata që u kujdesën për ju kur ju nuk ishit të aftë që të ecnit, të ushqeheshit dhe ata me durim, butësi dhe dashuri ju mësuan të hidhnit hapat në jetë. Nëse doni ta dini a është Zoti i Gjithësisë, Ai që ju krijoi i kënaqur me ju shkoni pyesni nënën dhe babën. Nëse ata janë të kënaqur edhe Zoti i Gjithësisë është i kënaqur me ju, nëse ata nuk janë të kënaqur me ju atëherë as Zoti i Gjithësisë nuk është i kënaqur me ju. Por ka një zgjidhje, kërkoini nënës hallallin për çdo shqetësim që i keni sjellë, dhe s’ka nënë në botë të mos ja bëjë hallall fëmijës së saj. Në momentin që nëna ta bën hallall edhe Krijuesi i Gjithësisë është i kënaqur me ju.

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top