Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Ç’është xhelatina mbretërore? Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut ( fytit), nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave (vezeve) punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu […]
Ç’është xhelatina mbretërore? Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut ( fytit), nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave (vezeve) punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu […]
Qumështi i bletes -xhelatina mbretërore

Ç’është xhelatina mbretërore?
Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut ( fytit), nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave (vezeve) punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës”.
Vetitë sheruese dhe shkaqet e përdorimit:
1. Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”, dhe aktivizon gjendrën mbiveshkore.
2. Forcon sistemin riproduktiv(riprodhures) duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).
3. Është i dobishëm për mjekimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostates.
4. Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në mjekimin e infeksionit viral të mëlçisë.
5. Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak.
6. Mjekon mungesen e gjakut “Aneminë”, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.
7. Korrigjon sekrecionet (tajimin) e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit shfrytezimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës.
8. Luan rol antibiotik dhe antimykozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese (ngjitëse).
9. Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Super Ushqim”.
10. Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.
11. Në lidhje me të sëmurët nga urina diabetike (sheqeri), ushqimi i bletës mbretëreshë përmirëson përfitimin nga glukoza, prodhon fuqi dhe shton nxjerrjen e hormonit insulinë në qelizat beta të pankreasit.
12. Vonon shenjat e plakjes që shfaqen në organet e trupit dhe në lëkurë, si rezultat i përmbajetjes së lartë të Vitaminës B, dhe veçanërisht të Vitaminës B5, që ndryshe quhet Acidi Pantothenic .
13. Qumështi i bletës ka ndikim rrënjësor në stabilitetin nervor dhe shpirtëror, sepse rrit konsumimin e oksigjenit nga truri dhe kjo bën që të pakësohet pikëllimi dhe të shtohet përqendrimi, gatishmëria dhe rezistenca.
Përbërësit e xhelatinës mbretërore apo qumështit të bletës:
1. Proteina: 13-18%
2. Sheqerna të thjeshta: Fructose dhe Glukose: 7.5-12.5%
3. Ujë: 58-68%
4. Yndyra: 3-6%
5. Pluhur: 0.8-1.5%
6. Lëndë të papërcaktuara: 4-8.7%
7. Vitamina të ndryshme në sasi të lartë, veçanërisht vitaminë B të përbërë.
8. Minerale: përmban përqindje të lartë kalciumi, bakri, hekuri, kaliumi, fosfori dhe squfuri.
9. I pasur me Acetyle Cholin, i cili është i domosdoshëm për përcjelljen e ngacmimeve nervore.
10. Përmban lëndë Inositol, e cila vepron në heqjen e yndyrës nga mëlçia, në pakësimin e kolesterolit (yndyres) në gjak, si dhe është i domosdoshëm në ruajtjen e shëndetit të flokut.
Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të qumështit të bletës:
Ekzistojnë disa sëmundje, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun e tyre para përdorimit të qumështit të bletës. Këto raste janë:
1. Të sëmurët me astmë.
2. Ata të sëmurë që mund t’ju shkaktohet alergji nga disa përbërës të qumështit të bletës.
3. Gjendjet e rënda kanceroze.
4. Të sëmurët me tension të larte të gjakut.
5. Të sëmurët që vuajnë nga ulcerat (te thatit) dhe infeksionet e traktit tretës dhe nga aktiviteti i lartë i gjëndrave.
6. Foshnjat që pinë gji (nën dy vjeç).
Doza dhe mënyra e përdorimit:
1. Qumështi i bletës i freskët:
a) Për të rriturit: 500-1000 mg në ditë
b) Për fëmijët: 30-50% e dozës së të rriturve
2. Qumështi i bletës i tharë:
a) Përdoret me doza më të vogla se ai i freskëti, sepse ky humb 2/3 e peshës (nga uji) dhe nuk mbetet prej tij veçse 1/3 dhe ajo është më e përqendruar. Pra, nga 300 mg qumësht blete të freskët përfitohen 100 mg qumësht blete të tharë.
b) Mënyra më e mirë për përdorimin e këtij qumështi të tharë është që të vendosësh sasinë e duhur nën gjuhë deri sa të tretet plotësisht, për rreth 2-5 minuta.
– Këshillohet që pas shërimit nga sëmundja, të mos përdoret për një apo dy muaj.
– Doza e përshtatshme për përdorim të përgjithshëm është 1-2 gram nga qumështi i bletës i freskët i përzierë me 100 gram mjalt blete, dhe të hash nga një lugë dy herë në ditë, një orë para buke.
Ruajtja dhe rezervimi:
1. Qumështi i freskët i bletës ruhet në frigorifer, në temperaturë -20°C.
2. Kapsullat dhe qumështi i tharë i bletës ruhet në temperaturën normale të dhomës.
Përshtati: Mjekësia Islame
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
December 12, 2018 / By M.I Shumë prej njerëzve kanë jetuar të varfër, pastaj …
December 12, 2018 / By M.I Si t’i ndihmojmë ata me çrregullime ankthi?
December 12, 2018 / By M.I Përzieni hudhrën me limoni, do të mbeteni pa fjalë nga ajo që i ndodh trupit tuaj
December 12, 2018 / By M.I Përfitimet nga përdorimi i vajit të kokosit
December 12, 2018 / By M.I Qimet e femrave në gjoks? Ja pse duhet t’i konsideroni tregues shëndeti
December 12, 2018 / By M.I HABETU SEVDA – FARA E BEREQETIT (Kokrra e zezë)
December 12, 2018 / By M.I Cka kane thene mjeket e lashte per faren e zeze ?
December 12, 2018 / By M.I A lejohen te mbahen hajmalite?
December 12, 2018 / By M.I Nese mendoj qe jam goditur nga mesyshi si t’a largoj mesyshin ?