Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qimon kimjan – Benefitet që marrim nga kjo erëz

Qimon kimjan – Benefitet që marrim nga kjo erëz

Qimon kimjan
Pluhuri i qimnonit është një erëz shumë e njohur tek kuzhina indiane, meksikane dhe e Lindjes së Mesme.

Sipas hulumtimeve pluhuri i qimnonit ka veti antioksiduese, ndihmon në tretjen, lufton pagjumësinë, diabetin, dhe mbron kundër humbjes së kujtesës.

Benefitet që marrim nga kjo erëz:

1. Pluhuri i qimnonit na dobëson:

Ai na përshpejton metabolizmin dhe na pret oreksin.

Në një studim të kryer nga Universiteti i Shkencave të Mjeksisë në Iran, gratë që përdorën pluhuri i qimnonit të kombinuar me stil të shëndetshëm jete u dobësuan me 14.64%, se ato të cilat edhe pse kishin një stil të shëndetshëm jete nuk konsumuan pluhur qimnoni dhe u dobësuan me 4.91%.
2. Lufton pagjumësinë:

Farat e kësaj erëze trajtojnë me efektivitet pagjumësinë.

Për këtë, miksoni gjysmë luge pluhur qimnoni me një banane të shtypur në formë pureje në darkë.

Mund të bëni edhe çaj para gjumit:

1. Miksoni gjysmë luge pluhur qimnoni në ujë të ngrohtë.

2. Mbulojeni gotën dhe lëreni për 5 minuta

3. Konsumojeni përpara se të shkoni për të fjetur

3. Përmirëson nivelin e hekurit:

Hekuri është një element i rëndësishëm për trupin. Kur kemi mungesë hekuri kemi probleme me frymëmarrjen dhe dobësi muskulore. Fëmijët adoleshentët dhe grate shtatzëna mund të kenë probleme me nivelet e ulëta të hekurit. Gatimi me pluhur qimnoni mund të parandalojë mungesën e hekurit pasi 4 lugë çaji me pluhur qimnoni ofrojnë 4 miligramë hekur.

4. Mban nën kontroll diabetin

Sipas një studimi të hulumtuesve të Universitetin Mysore në Indi përmenden vetitë që ka pluhuri i qimnonit kundër diabetit.

5. Lufton krimbat në zorrë:

Në shumë kultura pluhuri i qimnonit ndihmon për problemet me zorrët, përfshi dhe krimat në zorrë.

Zieni një lugë me pluhur qimnoni në 400 ml ujë dhe lëreni derisa të reduktohet në 100 ml. Konsumoni 20 -40 ml në mëngjes dhe darkë për të vrarë krimbat në zorrë.

6. Redukton kolesterolin:

Në vitin 2002, një studim indian arriti në përfundimin se pluhuri i qimnonit ndihmon në uljen e kolesterolit dhe të triglicerideve.

7. Redukton stresin dhe kthjellon mendjen:

Sipas studimeve pluhuri i qimnonit redukton stresin dhe përmirëson kujtesën.

(Visited 53 times, 1 visits today)
Top