Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit po dëshmojnë për fillimin e një trendi të ndryshimeve në balanset e forcave politike në Kosovë, thonë analistët në Prishtinë. Ata vërejnë se partitë opozitare kanë grumbulluar më shumë vota në nivel të Kosovës, sesa ato të koalicionit qeverisës. Një trend i tillë, sipas analistit Ilir Deda vjen si rrjedhojë […]
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit po dëshmojnë për fillimin e një trendi të ndryshimeve në balanset e forcave politike në Kosovë, thonë analistët në Prishtinë. Ata vërejnë se partitë opozitare kanë grumbulluar më shumë vota në nivel të Kosovës, sesa ato të koalicionit qeverisës. Një trend i tillë, sipas analistit Ilir Deda vjen si rrjedhojë […]
Qeverisja e keqe u ndëshkua më 3 nëntor

Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit po dëshmojnë për fillimin e një trendi të ndryshimeve në balanset e forcave politike në Kosovë, thonë analistët në Prishtinë. Ata vërejnë se partitë opozitare kanë grumbulluar më shumë vota në nivel të Kosovës, sesa ato të koalicionit qeverisës.
Një trend i tillë, sipas analistit Ilir Deda vjen si rrjedhojë e ndëshkimit që elektorati u ka thënë partive në pushtet në nivelin qendror, çka është reflektuar edhe në hartën politike të qeverisjes lokale që po krijohet përmes zgjedhjeve të 3 nëntorit.
“Dalja masive e popullatës ka tregu për vendosmërinë e zgjedhësve që ta ndëshkojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe qeverinë e Kosovës për keq-qeverisje në nivel nacional, për korrupsion të lartë dhe për sjellje të padinjitetshme të qeverisë në dialog me Beogradin. Kështu që nëse i shohim në total zgjedhjet, kemi një epërsi të madhe të partive opozitare LDK, AAK e Vetëvendosje ndaj PDK-së dhe AKR-së të cilat e përbëjnë qeverinë”, thotë Deda.
Ndërkohë, analisti Ardian Arifaj thotë se harta e partive politike që do të qeverisin nëpër komunat e Kosovës, e që del si rezultat i zgjedhjeve të 3 nëntorit, mund të dihet me saktësi pas balotazhit.
Por, qysh tash, ai vëren edhe trende ndryshimi, krahasuar me zgjedhjet paraprake për nivelin lokal.
“Sigurisht që nuk do të jemi gabim nëse themi qysh tash që harta pak ka ndryshuar. Ka ndryshuar gati se për të gjitha partitë politike. Ndonëse shumica prej tyre po e prezantojnë këtë si sukses në fakt është nj vërejtje që u është dërguar të gjitha partive politike nga ana e elektoratit se nuk janë të kënaqur me performacen e tyre dhe se kërkojnë ndryshime tek secila parti politike”, thekson Arifaj.
Zgjedhjet lokale kanë krijuar një pejsazh të ri i cili do të vazhdojë edhe me zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, thotë në anën tjetër Ilir Deda.
Ai nxjerr edhe disa karakteristika të këtij procesi për forcat kryesore politike.
“Ajo çka shihet është një rikthim i LDK-së, por jo fitore e pastër e saj. Një rënie e madhe e PDK-së e cila ka humbur rreth 25 për qind të elektoratit. Pastaj kemi një ngritje të AAK-së në nivel të Kosovës, por stagnim dhe humbje në bastionet e tyre në rrafsh të Dukagjinit. Si dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila shpëtohet nga kandidatura e Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe AKR-ja shpëtohet nga kandidatura e Mimoza Kusari –Lila në Gjakovë”, vlerëson Deda.
Duke e lënë anash rezultatin në nivel të Kosovës, secila parti politike ka marrë më pak vota nëpër komunat ku qeverisë, thekson Ardian Arifaj.
Ky rezultat sipas tij, paraqet alarm se ato nuk janë duke qeverisur mirë dhe mund të ndëshkohen për shkak të performacës së tyre.
“Votat shohim se janë në një trend negativ gati për të gjitha partitë politike. Prandaj është një alarm ndoshta për të gjitha partitë politike që të këndellen dhe të përgatiten mirë që në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të dalin me projekte e propozime konkrete”, thotë Arifaj.
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duke i lënë anash katër komunat në veri, kanë sjellë zgjedhjen e kryetarëve pas raundit të parë të votimeve vetëm në 10 komuna, kurse në balotazh shkojnë 24 komuna tjera.
Garat më të rëndësishme zgjedhore priten në Prishtinë ndërmjet kandidatit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes Shpend Ahmeti.
Pastaj, në Gjakovë ndërmjet Mimoza Kusari – Lila të AKR-së dhe Pal Lekaj të AAK-së.
Në Gjilan ndërmjet Lutfi Hazirit të LDK-së dhe Qemajl Mustafës së PDK-së, si dhe në Prizren ndërmjet kandidatit të PDK-së Ramadan Muja dhe atij të LDK-së Eqrem Kryeziu.
Balotazhi për zgjedhjen e kryetarëve të komunave mbahet më 1 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 9, 2018 / By M.I Noti është shëndet
June 9, 2018 / By M.I Zemërimi ju sjell infarkt
June 9, 2018 / By M.I Një provë për të studiuar personalitetin
June 9, 2018 / By M.I Kush është më i miri i njerëzve?
June 9, 2018 / By M.I Cili është shkaku i mospranimit të duave (lutjeve) tona?
June 9, 2018 / By M.I Shoqëria dhe dashuria
June 9, 2018 / By M.I Si të përdorni sodën e bukës kundër artritit
June 9, 2018 / By M.I Dushi i ngrohtë apo i ftohtë – cili është më i mirë?
June 9, 2018 / By M.I Ilaçet nga kosherja e bletëve