Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Nis konkretizimi i partneritetit Shqipëri-Turqi. Vetëm pak ditë nga deklaratat zyrtare të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe vizitës së përbashkët Rama-Erdogan në Kosovë, nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi mes shteteve. Kështu, qeveria, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama miratoi dje, në parim marrëveshjen e bashkëpu-nimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe […]
Nis konkretizimi i partneritetit Shqipëri-Turqi. Vetëm pak ditë nga deklaratat zyrtare të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe vizitës së përbashkët Rama-Erdogan në Kosovë, nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi mes shteteve. Kështu, qeveria, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama miratoi dje, në parim marrëveshjen e bashkëpu-nimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe […]
Qeveria, 2 marrëveshje Shqipëri-Turqi. Dhurohen 1.1 mln USD pajisje ushtarake

Nis konkretizimi i partneritetit Shqipëri-Turqi. Vetëm pak ditë nga deklaratat zyrtare të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe vizitës së përbashkët Rama-Erdogan në Kosovë, nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi mes shteteve. Kështu, qeveria, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama miratoi dje, në parim marrëveshjen e bashkëpu-nimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin, nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 Lirash turke, ekuivalente me 1 137 500 $, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës. Ndërkohë, një tjetër bashkëpunim dypalësh është fiksuar gjatë vizitës së ministrit të Bren-dshëm, Saimir Tahiri në Turqi. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme, Tahiri ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Muammer Gyler. Bisedimet dypalëshe janë fokusuar te ndihma që Policia Turke do t’i japë asaj shqiptare, me synim rritjen e efikasitetit për rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Ministri Tahiri e ka siguruar homologun e tij për qëndrimin e vendosur të Qeverisë Shqiptare, për të zbatuar një strategji më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, në veçanti atij të qenieve njerëzore dhe drogës. Ndërsa ministri Gyler ka theksuar gatishmërinë e qeverisë turke për të ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme policinë shqiptare.
Të dy ministrat kanë shprehur vullnetin e palëkundur për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin dypalësh në interes reciprok. Vizita e ministrit të Punëve të Brend-shme, Saimir Tahiri dhe bisedimet me homologun turk janë përshkuar nga një frymë shumë miqësore. Ndërkohë pritet që qeveritë e dy vendeve të kenë një bashkëpunim edhe më të gjerë. Edi Rama ka lajmëruar se mes dy kabineteve do të ketë edhe takime dypalëshe, ashtu siç pritet në fakt të ketë në nëntor mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare. Një plan i tillë edhe me qeverinë turke është lajmëruar qysh pas vizitës së parë, në shtator, të Ramës me disa ministra në Turqi. Kryeministri Edi Rama shkaktoi reagime sidomos në radhët e opozitës shqiptare, kur gjatë vizitës së parë në Turqi deklaroi se “së bashku me Italinë dhe Greqinë, Turqia u bë partner strategjik i yni. Ne Turqinë e shohim si një partner strategjik, duam që të forcojmë dhe ta zhvillojmë marrëdhënien që kemi me vendin tuaj. Ne duam që të përfitojmë nga procesi i transformimit verbues që ka përjetuar Turqia këto kohë, ne e shohim atë si shembull”.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
September 6, 2018 / By M.I Çaji uvin
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote