Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Dr. Shefqet Krasniqi Që moti kam ngritur zërin se kryeqyteti ynë është shndërruar në çerdhe të qenve endacakë. Ata tashmë kanë vërshuar qytetin, i gjen kudo dhe në çdo kohë, në veçanti gjatë orëve të vona të natës, apo herët në mëngjes. Këto ditë një plak u gjet i vdekur në parkun e qytetit […]
Dr. Shefqet Krasniqi Që moti kam ngritur zërin se kryeqyteti ynë është shndërruar në çerdhe të qenve endacakë. Ata tashmë kanë vërshuar qytetin, i gjen kudo dhe në çdo kohë, në veçanti gjatë orëve të vona të natës, apo herët në mëngjes. Këto ditë një plak u gjet i vdekur në parkun e qytetit […]
Qentë endacakë dhe (pa)përgjegjësia

Dr. Shefqet Krasniqi
Që moti kam ngritur zërin se kryeqyteti ynë është shndërruar në çerdhe të qenve endacakë. Ata tashmë kanë vërshuar qytetin, i gjen kudo dhe në çdo kohë, në veçanti gjatë orëve të vona të natës, apo herët në mëngjes.
Këto ditë një plak u gjet i vdekur në parkun e qytetit si rezultat i kafshimit të qenve. Është vetëm rast për dëshmi, ndryshe raste të tilla ka shumë dhe gjithandej nëpër Kosovë. Qentë patën sulmuar më parë edhe një fëmijë në lagjen ‘Bregu i Diellit’, i cili, nga traumat që ka pësuar, edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë probleme serioze.
Ndaj edhe shtrohet pyetja: Përgjegjësi e kujt është që të luftojë këtë dukuri tashmë të përhapur në çdo cep të Prishtinës?! Kush duhet të jap përgjigje dhe përgjegjësi për plakun e vdekur dhe për fëmijët e lënduar? Nga kush duhet kërkuar kompensimin/dëmshpërblimin e jetës së tij? Si është e mundur që të jetohet në një ‘qytet’ plot qenë e të mos mund të lëvizësh prej tyre.
Deri para disa vitesh qentë endacakë vriteshin, por tashmë ka njerëz dhe shoqata që çmojnë dhe vlerësojnë më shumë qentë sesa njerëzit. Këta të ‘moderuar’ kanë ekzagjeruar aq shumë vrasjen e qenve sa që si duket komuna e Prishtinës është ndikuar dhe nuk guxon të ndërmarrë aksion për vrasjen e tyre. Nuk arrij ta kuptoj, vallë pse e tërë kjo frikë dhe hezitim nga komuna për largimin e qenve nga qyteti. A mos vallë më të rëndësishëm janë qentë sesa jeta e qytetarëve! A më shumë kanë të drejtë qentë apo ne që të jetojmë në qytet! Na është ngushtuar jeta prej tyre. Ka jashtëzakonisht shumë ankesa nga qytetarët, në veçanti ata që zgjohen herët në mëngjes për të shkuar në xhami, në punë, në shkollë, apo për të shëtitur.
Nëse shoqatave për mbrojtjen e kafshëve iu dhimbsen qentë le t’i marrin në shtëpitë e tyre, falë u qofshin, madje jam në gjendje të organizoj mbledhjen dhe tubimin e tyre për t’ua dhuruar atyre ‘paqedashësve’ këta qenë endacakë pa asnjë centë, e pastaj ata le të bëjnë me ta çfarë të duan. Por qytetin tonë duhet ta pastrojmë nga qentë, e t’i lemë qytetarët të lëvizin lirshëm. Fundi i fundit jeta e një qytetari, mendoj, duhet të shikohet më e shtrenjtë sesa të gjithë qentë e botës. Imagjino sikur të kishte qenë plaku i vdekur apo fëmijët e lënduar, të afërm të përgjegjësve komunalë, apo qeveritarëve, si do ta ndjenin veten e tyre!
Para disa muajsh kuvendi komunal i Mitrovicës patë marrë një aksion për vrasjen e qenve endacakë dhe pastrimin e qytetit prej tyre. Në fakt pata falënderuar publikisht KK të Mitrovicës dhe që atëherë kam kërkuar, dhe kërkoj, edhe nga komuna e Prishtinës që të bëjë të njëjtën gjë, por si duket këta po presin që qentë t’ua sulmojnë ndonjë të afërm të tyre, apo ata vet të jenë viktima, e tek atëherë mund të alarmohet situata.
Për fund, u bëj thirrje organeve përgjegjëse të komunës së Prishtinës që sa më parë të ndërmarrin masat e duhura për largimin e qenve nga qyteti ynë, i cili edhe ashtu ka mjaft papastërti dhe pisllëqe. Shpresojmë se rasti i fundit i vrasjes së plakut nga sulmimi i qenve do të zgjojë sadopak ndërgjegjen e fjetur të përgjegjësve tanë komunalë. Deri në temën tjetër, selam alejkum.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
January 28, 2018 / By M.I Tek Ai cdo send eshte me mase te caktuar
January 28, 2018 / By M.I 10 Shenjat që keni parazitë dhe ushqimet që ndihmojnë në eleminimin e tyre
January 28, 2018 / By M.I Askush nuk e ha, shëron 150 telashe: Erëza që vlen si ar!
January 28, 2018 / By M.I STRESI MUND TË SHKATËRROJË SHËNDETIN
January 28, 2018 / By M.I Xhenxhefil dhe mjaltë
January 28, 2018 / By M.I Pse duhet të flini në anën e djathtë ?
January 28, 2018 / By M.I Si të përshpejtojmë metabolizmin – sekrete nga dietologët
January 28, 2018 / By M.I ”10” Dhembje trupore që shfaqin gjendje të ndryshme emcionale