Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Një nga objektivat më të rëndësishme të martesës është lënia e pasardhësve dhe ruajtja e llojit njerëzor. Derisa bashkimi ndërmjet çifteve (mashkullit dhe femrës) te krijesat e tjera nuk ka ndonjë ligj,dëshira e Allahut ishte që shumimi dhe bashkimi ndërmjet mashkullit dhe femrës te njeriu mos të jetë pa kurfarë rregulli dhe dispozite. Kështu që […]
Një nga objektivat më të rëndësishme të martesës është lënia e pasardhësve dhe ruajtja e llojit njerëzor. Derisa bashkimi ndërmjet çifteve (mashkullit dhe femrës) te krijesat e tjera nuk ka ndonjë ligj,dëshira e Allahut ishte që shumimi dhe bashkimi ndërmjet mashkullit dhe femrës te njeriu mos të jetë pa kurfarë rregulli dhe dispozite. Kështu që […]
Qëndrimi i Islamit rreth mbarsimit artificial

Një nga objektivat më të rëndësishme të martesës është lënia e pasardhësve dhe ruajtja e llojit njerëzor.
Derisa bashkimi ndërmjet çifteve (mashkullit dhe femrës) te krijesat e tjera nuk ka ndonjë ligj,dëshira e Allahut ishte që shumimi dhe bashkimi ndërmjet mashkullit dhe femrës te njeriu mos të jetë pa kurfarë rregulli dhe dispozite. Kështu që t`i lejojë njeriu vetes së tij t`i paraprijë epshi në realizimin e këtij qëllimi.
Urtia e Allahut ishte që tu vendosë atyre ligje,dispozita dhe norma në realizimin e synimit,në të njejtën kohë edhe ruajtja e nderit,fisnikërisë dhe krenarisë së njeriut,si krijesë më e përsosur.
Kështu,Allahu i Lartësuar e bëri lidhjen ndërmjet burrit dhe gruas,lënien e pasardhësve,gjë të shenjtë dhe fisnike e ndërtuar me pëlqim nga të dy anët dhe harmonisë së ndërsjelltë.
Prandaj,çdo formë tjetër e bashkimit që nuk i nënshtrohet kësaj,konsiderohet e paligjshme dhe e ndaluar.
Ajo që konsiderohet e re për kohën bashkohore në fushën e mjekësisë, është aplikimi i mbarsimit artificial, që kohëve të fundit po zgjon interesim të madh, posaçërisht tek ato çifte që u mbetet pak shpresë për tu bërë prindër.
Të paktën 78 mijë procedura të tilla u kryen në SH.B.A në vitin 1999 dhe tani ky numër ka arritur maksimumin.
Kurse sa i përket vendit tonë disa media të informimit kanë deklaruar se është filluar realizimi i kësaj teknike në disa klinika shtetërore dhe private si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë.
Ne në vazhdim do të mundohemi ta qartësojmë qëndrimin e Islamit rreth këtyre teknikave.
Mbarsimi artificial
Mbarsimi artificial është një teknikë e re me anë të të cilit bëhet lindja e fëmijëve në një formë jo të zakonshme.
Kjo formë jonormale njihet me disa terma: mbarsim artificial,fekondim artificial, fertilizim në epruvetë etj.
Fëmijët që lindin në këtë metodë quhen fëmijë të epruvetës, për arsye se mbarsimi i vezores së femres me spermën e mashkullit bëhet në epruvetë në vend të mitrës.
Për të kuptuar qëndrimin e Islamit rreth mbarsimit artificial, duhet të dimë se ajo mundet të jetë në disa metoda, vetëm dy nga metodat që mund të aplikohen janë të lejuara.
Metodat e mbarsimit artificial
1.Të merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që kanë kurorë dhe pasi të bëhet mbarsimi,të mbillet në mitrën e të njejtës grua.
2.Të merret sperma e burrit dhe me anë të injeksionit të bëhet vendosja e saj në mitër të gruas që ka kurorë me të dhe të bëhet mbarsimi i brendshëm.
3.Të bëhet mbarsimi duke e marrë spermen nga burri dhe të merret vezorja nga ndonjë grua e këta të dy nuk kanë kurorë (nuk janë njëri me tjetrin të martuar), pastaj të bëhet mbjellja e mbarsimit në mitrën e gruas tjetër që gjendet në kurorë me burrin nga i cili kemi marrë spermën.
4.Të merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që nuk kanë martesë mes tyre, pastaj të mbillet ai mbarsim në mitrën e po të njejtës grua.
5.Të merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që kanë kurorë,pastaj mbarsimi të mbillet në mitrën e ndonjë gruaje tjetër.
6.Të bëhet mbarsimi duke marrë spermën nga një njeri i huaj dhe vezoren nga një grua e huaj dhe të mbillet ai mbarsim në mitër të gruas.
7.Të merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që kanë kurorë dhe të bëhet mbjellja e atij mbarsimi në mitër të gruas tjetër e që ajo grua të jetë njëkohësisht edhe grua e dytë e të njejtit burrë.
Qëndrimi i sheriatit rreth këtyre metodave
Në takimin që ka mbajtur kolegiumi i fikhut islam në kongresin e tretë në Aman prej datës 08 deri më 12 të muajit Sefer të vitit 1407 h. apo 1986 rreth qështjes së metodave të mbarsimit artificial vendosi:
-Pesë format e fundit të lartpërmendura të gjitha janë të ndaluara, haram, për shkak të vetëprocesit të tyre dhe asaj që të shpie në përzierjen e pasardhësve dhe gjërave të tjera që kanë të bëjnë me të.
-Kurse metodën e parë dhe të dytë kolegiumi e pa të lejuar dhe nuk panë ndonjë pengesë për praktikimin e tyre nga ana e çifteve, në rast të nevojës.
-Gjithashtu, kolegiumi tërheq vërejtjen e marrjes parasysh të gjitha domosdoshmëritë e nevojshme për t`iu larguar ndonjë mundësie të përzierjes së metodave të tjera pa dijen e tyre
Fëmijët që lindin me metodat e lartpërmendura
Fëmijët që lindin me metodën e parë dhe të dytë konsiderohen si fëmijë legjitim sipas sheriatit dhe ata kanë po të njejtat të drejta si fëmijët e zakonshëm, si trashëgimia etj.
Kurse fëmijët që lindin nga aplikimi i pesë metodave të fundit të lartpërmendura në Islam konsiderohen fëmijë jolegjitim dhe dispozita rreth tyre është e njejtë sikurse fëmijët e zinasë (që lindin nga burri dhe gruaja që nuk kanë kurorë ).
Përgatiti:Alaudin Abazi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote