Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qëllimet e martesës në Islam

Qëllimet e martesës në Islam

Qëllimet e martesës në Islam

1) Ruajtja dhe shumimi i llojit njerëzor

Mbijetesa e llojit njerëzor varet nga funksionimi familjar, sepse Zoti i lartësuar, për ta ruajtur llojin njerëzor, ka krijuar strukturat familjare. Zoti thotë në Kur’an:

“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi nga njeri i vetëm dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij, dhe prej atyre dyve Ai shtoi shumë burra dhe gra. Kini frikë Allahun, nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me akraballëkun tuaj. Sigurisht që Allahu është kurdoherë Vëzhgues mbi ju.” (En-Nisa-1)

2) Mbrojtja e moralit dhe fesë

Për këtë, Muhammedi (alejhis-salatu ves-selam) martesën e cilëson si një fortesë, që e mbron njeriun nga një jetë e çrregullt. Muhammedi (alejhis-salatu ves-selam) thotë:”O ju të rinj, kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet, se ajo pengon shikimin dhe mbron organin nga harami; kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, se kjo është mbrojtje për të.” (Buhariu dhe Muslimi)

3) Ekuilibri mes dashurisë dhe mirësjellje.

Pra, qëllimi i martesës është se ajo siguron një mbështetje e qetësi shpirtërore mes burrit dhe gruas. Allahu thotë:

“… ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato..” (El-Bekareh-187)

4) Edukimi shoqëror

Allahu thotë në Kur’an:

”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim-6)

5) Siguria shoqërore dhe ekonomike

Pejgamberi (alejhis-salatu ves-selam) thotë:”Nëse Zoti ta dhuron mirëqenien ekonomike, shpenzoje fillimisht për veten tënde dhe familjen tënde.”

(Visited 25 times, 1 visits today)
Top