Domingo, 2/4/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Që martesa të jetë e vlefshme duhet të plotësohen këto kushte

Që martesa të jetë e vlefshme duhet të plotësohen këto kushte

…Allahu ka krijuar nga ju palën që të gjeni prehje dhe qetësi në mes jush ”

Allahu thotë në Kur’an:
” Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Kur’an, 30:21).

I Derguari i Allahut , Muhammedi alejhi selam ka thënë: 
” Martesa është Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai që nuk e ndjek Sunetin tim nuk është pasues i vërtetë i imi.” 

Allahu i Madhëruar në Kur’an i urdheron Muslimanët të martohen: ” Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)….” (Kur’an, 24:32).

Që martesa të jetë e vlefshme duhet të plotësohen këto kushte:

*Duhet të bëhet propozimi i qartë.
*Duhet të bëhet pranimi i qartë.
*Duhet të jenë të paktën dy dëshmimtarë.
*Dhe rekomandohet që martesa të bëhet e njohur në publik (dmth të mos mbahet e fshehtë).
*Duhet t’i jepet një dhuratë, sado e vogël, nuses nga burri (Mehri). *Dhurata e martesës nga ana e burrit për nusen e tij është një shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e përgjegjësive të tij ekonomike në martesë, dhe e gatishmërisë së tij për të marrë përsipër keto përgjegjësi.
Ndaj nuk duhet të kuptohet si një çmim për nusen apo familjen e nuses.
*Është e DREJTA E VAJZES të marrë vendimin për martesën e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kanë asnjë të drejte të injorojnë apo të mos marrin parasysh dëshirën e saj.