Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Qabja që është kibla e besimtarëve, është qëllimi i drejtimit të namazit, të cilin Zoti i Lartë e urdhëroi në Kuran me shprehjen “…bëj sexhde dhe afrohu!” (el-Alak, 19). Gjithashtu Qabja është vendi ku drejtohen të gjithë myslimanët e botës, pra vendi ku bota Islame mat pulsin e vet. Ashtu sikurse pasqyra e syrit hyjnor […]
Qabja që është kibla e besimtarëve, është qëllimi i drejtimit të namazit, të cilin Zoti i Lartë e urdhëroi në Kuran me shprehjen “…bëj sexhde dhe afrohu!” (el-Alak, 19). Gjithashtu Qabja është vendi ku drejtohen të gjithë myslimanët e botës, pra vendi ku bota Islame mat pulsin e vet. Ashtu sikurse pasqyra e syrit hyjnor […]
Qabja madheshtore

Qabja që është kibla e besimtarëve, është qëllimi i drejtimit të namazit, të cilin Zoti i Lartë e urdhëroi në Kuran me shprehjen “…bëj sexhde dhe afrohu!” (el-Alak, 19). Gjithashtu Qabja është vendi ku drejtohen të gjithë myslimanët e botës, pra vendi ku bota Islame mat pulsin e vet.
Ashtu sikurse pasqyra e syrit hyjnor tek njeriu është zemra, po ashtu edhe pasqyra e gjithësisë është Qabja. Pra Qabja në gjithësi, në një farë mënyre, mund të mendohet si zemra në trupin e njeriut. Për këtë arsye haxhi është një adhurim që duhet bërë me zemër, duke kuptuar madhështinë e Qabes.
Fakti që Qabja cilësohet si shtëpia e Allahut,tregon se është një faltore e shenjtë që prej Ademit(a.s) dhe se vizita tek Ajo është bërë farz për ata që kanë mundësi. Në ajetet Kuranore njoftohet kështu:“Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Mekë, e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (makami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurtë; dhe vizita (për haxh) e kësaj faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Zoti nuk ka nevojë për askënd” (Al-i Imran, 96-97)
Në Qaben madhështore ndodhet “Makami i Ibrahimit (a.s.)” Zoti i ka ngarkuar besimtarët që kanë mundësi për haxh apo umre, detyrën e të ecurit në vendin e shenjtë, në vendin ku gjendet gjurma e këmbës së tij, Ibrahimit (a.s), si dhe të falin namazin e tavafit, mbas postit të tij.
Edhe “Haxheru’l-Esved” që përshëndetet dhe puthet me respekt në Qabe, është një gur i madhërueshëm, është vendi ku i jepet fjala për përulje dhe robëri Atij. Të përshëndesësh Atë, do të thotë të japësh fjalën se do të heqësh dorë nga të gjitha përuljet shpirtërore dhe drejtimet që të jep shejtani.
Haxheru’l-Esved është një pikë referimi e fillimit dhe e mbarimit të tavafit. Deri tani pothuajse çdo gur i Qabes ka ndryshuar, por Haxheru’l-Esved ka ardhur deri në ditët tona pa ndryshuar. Sa e sa pejgamberë me në krye Muhamedin (a.s) e kanë puthur dhe sa e sa duar të madhërueshme e kanë prekur. Kështu që ai nga një gur i thjeshtë, është bërë tashmë një kujtim dhe një gonxhe krejtësisht tjetër në zemrat tona.
Shkurtimisht, Qabja me të gjitha të veçantat e Sa’jit, thuajse është një hije e Fronit Hyjnor në tokë, një burim mëshire dhe mirësie. E thënë ndryshe, Ajo është një pasqyrë e shndritshme që rrezaton cilësitë e mëshirës dhe të faljes së Allahut. Ajo është një diell që ndriçon shpirtrat, një burim drite.
Sipas transmetimit në lidhje me ndërtimin e Qabes, Hz. Ademi me Hz. Havanë, në kohën që u nxorën nga xheneti, u takuan në Arafat, ecën së bashku drejt Perëndimit dhe erdhën në vendin ku gjendet Qabja. Në këtë kohë, Ademi (a.s) deshi të adhuronte Zotin për ta falenderuar për këtë takim dhe iu lut Atij që t’i jepte përsëri kollonën e ndritshme
për të bërë ibadet, duke bërë tavaf rreth saj,duke qenë në xhenet. Pikërisht aty zbriti kollona e dritës dhe Hz. Ademi adhuroi Allahun duke bërë tavaf rreth saj.
Kjo kollonë prej drite humbi në kohën e Hz.Shitit dhe në vend të saj mbeti një gur i zi. Më pas Hazreti Shiti bëri një ndërtesë prej guri me katër qoshe. Si atë dhe gurin e zi e vendosi në një qoshe të ndërtesës. Ja pra, ai që sot njihet si Haxheru’l- Esved, është pikërisht guri i zi.
Më pas, kjo ndërtesë mbeti e fshehur poshtë rërës për një kohë të gjatë. Hazreti Ibrahimi me urdhrin e Allahut erdhi në vendin ku ndodhet Qabja, dhe të birin Ismailin (a.s) e vendosi aty së bashku me nënën e tij. Më pas së bashku me Ismailin (a.s) kur i erdhi urdhri i Allahut, hapi vendin ku ndodhej Qabja. Gjeti themelet e ndërtesës së bërë nga ana e Hazreti Shitit dhe mbi ato themele ndërtoi Qaben madhështore.
Dhe kur përfundoi Qabja, Ibrahimi (a.s.), iu lut Allahut : “… Zoti Im! Bëje këtë vend qytet të sigurtë dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!..” (el-Bakara, 126)
Si një begati e kësaj lutjeje të Ibrahimit (a.s) në Mekë është përputhja e ëmbëlsisë së gojës me atë të besimit.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
November 24, 2016 / By M.I UDHËZIMI PROFETIK NË LARGIMIN E ERËS SË KEQE NGA GOJA
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
April 18, 2016 / By M.I MOS U FRIKO DHE MOS IK
April 18, 2016 / By M.I PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA!
April 18, 2016 / By M.I SHFRYTËZOJI SHANSET PARA SE TË VJEN VDEKJA!!
April 18, 2016 / By M.I Rëndësia e misvakut në Islam
April 20, 2016 / By M.I TË KËNAQURIT E ALLAHUT
April 20, 2016 / By M.I NGA SHKAQET E LUMTURISË!!
April 20, 2016 / By M.I Banane plotësisht e pjekur!
April 20, 2016 / By M.I Sëmundje të transmetueshme seksualisht