Segunda-feira, 27/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

PYETJET E NJË ATEISTI DHE PËRGJIGJET E IMAMIT EBU HANIFE

PYETJET E NJË ATEISTI DHE PËRGJIGJET E IMAMIT EBU HANIFE

natyra universi
Një njeri erdhi tek imami Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, dhe i tha: O ti imam, a ke parë Zotin tënd?! Imami iu përgjigj: Jo.
Njeriu i tha: A e ke dëgjuar Zotin tënd?! Imami iu përgjigj: Jo.
Njeriu i tha: A e ke prekur Zotin tënd?! Imami iu përgjigj: Jo.
Njeriu i tha: A e ke perceptuar Zotin tënd?! Imami iu përgjigj: Jo.
Njeriu i tha: Po atëherë ti imam, si i beson Zotin tënd, kur nuk e ke parë, e nuk e ke dëgjuar, e as që e ke prekur, e perceptuar?!
Imami Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, e pyeti: Po ti, a e ke parë mendjen tënde?! Njeiu iu përgjigj: Jo.
E pyeti: Po a e ke dëgjuar mendjen tënde?! Iu përgjigj: Jo.
E pyeti: A e ke prekur mendjen tënde?! Iu përgjigj: Jo
E pyeti: A e ke perceptuar mendjen tënde?! Iu përgjigj: Jo
Imami i tha: Po ti, a ke mend apo je budalla?! Njeriu iu përgjigj: Jo, jam me mend!
E ku është mendja jote?! Njeriu iu përgjigj: Mendja është prezent dhe ekziston!
Imami Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, i tha: E pra, edhe Allahu është prezent dhe ekziston!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU