Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Një shkrim i portalit “Balkanist”, ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit – si shtëpiake Një shkrim i portalit “Balkanist”, ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit – si shtëpiake. “Balkanist” ka shkruar se Bosnja […]
Një shkrim i portalit “Balkanist”, ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit – si shtëpiake Një shkrim i portalit “Balkanist”, ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit – si shtëpiake. “Balkanist” ka shkruar se Bosnja […]
Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

Një shkrim i portalit “Balkanist”, ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit – si shtëpiake
Një shkrim i portalit “Balkanist”, ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit – si shtëpiake. “Balkanist” ka shkruar se Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe duket se një gjë të tillë do ta bëjë këtë muaj edhe Kosova. Por, me çka do të ballafaqohen punëtorët ballkanas kur të arrijnë në emiratin e pasur?
Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në aranzhmane që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.
Politikanët nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanë adresuar këto probleme tashmë të ditura, por i kanë thënë publikut të tyre se Katari është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar dhe krejtësisht i sigurt për punëtorë, shkruan “Balkanist”.
“Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe, përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër, pos të pranohet rroga e vogël. Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre. Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala, ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu, nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël, viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim”, ka shkruar Balkanist.
Në Katar nuk kanë hezituar as t’i vrasin të punësuarat. Madje, thuhet se një punëdhënës e ka vrarë me thikë kuzhine punëtoren e tij.
“Si shumë punëtore në Katar, M. ka punuar për të mbështetur familjen e saj. Pas vrasjes së saj, ata kanë vendosur që nuk kanë zgjidhje tjetër pos të pranojnë ‘diyya’-n ose “paratë e gjakut”. Jeta e M.-së ishte vlerësuar 40 mijë dollarë – më pakë se gjysma e GDP-së së Katarit për kokë banori. Vrasësi i saj kishte mbajtur tre vjet burgim”, thuhet në shkrim.
Vendimi për të çuar gra nga Ballkani në Katar për punë pa dyshim se është influencuar nga papunësia e madhe në këto vende. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë papunësinë më të lartë në Evropë. Por, një influencë tjetër është rritja e shteteve të Gjirit në Ballkan. Katari ka investuar mjaftë para në rajon.
Debati se cilat janë shtëpiaket më të mira është obsesion në Katar dhe një temë e preferuar në vilat me kondicionerë. Por, çështja e shtëpiakeve nga Evropa ka qenë edhe kontroverse në Katar. Disa media lokale kanë raportuar se gratë e Katarit druajnë se martesat e tyre dhe stabiliteti social mund të kërcënohet nga “femrat e bukura evropiane”.
Denisa Magliq –Sarajliq, zëvendësministre për Çështje Civile thotë se Katari paraqet “mundësinë më të mirë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës për punësim jashtë vendit”.
Sredoje Noviq, ministër për Çështje Civile pajtohet me zëvendësen e tij, duke thënë se Katari është më i sigurt se të gjitha vendet tjera.
“Arsyeja që e kemi nënshkruar këtë kontratë është që të mbrojmë punëtorët nga Bosnja dhe Hercegovina nga situatat negative me të cilat ballafaqohen duke kërkuar punë në vendet tjera”, ka thënë ai.
Në Kosovë, zëvendësministri i Punës, Fatmir Shurdhaj, thotë se Qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të siguruar se punëtorët e parë do të arrijnë në Doha në fillim të vitit 2014.
Vendet ballkanike kanë dështuar që të nxjerrin garanci për të siguruar gratë e Bosnjës dhe Maqedonisë që të mos përfundojnë të paguara më pak, të eksplotuara, të abuzuara ose të vdekura.
Sipas El-Awlawya Manpower Recruiting Agency në Doha, boshnjakët dhe maqedonët do të paguhen minimalisht 190 dollarë në muaj.
Kosova është ende duke negociuar kushtet e ‘shtëpiakeve’ të tyre me Katarin me shpresë se nuk do të jetë pasive sikur vende fqinje.
Filipinet, Nepali dhe Indonezia kanë bërë përpjekje që të ofrojnë një nivel të mbrojtjes për punëtorët e tyre në Katar. Por, sipas “Balkanist”, kur Kamboxhës i ishte ofruar që të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme, kishte thënë jo.(Express)
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 1, 2018 / By M.I Ja si e udheheqen boten!
October 1, 2018 / By M.I Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe …
October 1, 2018 / By M.I Ilace mjekesore qe merren me ane te thithjes nga hunda
October 1, 2018 / By M.I Pse eshte mire te konsumoni hurma
October 1, 2018 / By M.I Molisja e njeriut
October 1, 2018 / By M.I Vitiligo dhe trajtimi
October 1, 2018 / By M.I Kur të mbetesh vetëm e të gjithë të ta kthejnë shpinën
October 1, 2018 / By M.I Mikoza e kembeve dhe vendfaljet
October 1, 2018 / By M.I Kur e varrosura do të pyetet, për çfarë faji është vrarë