Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Psikoterapia është qelësi për ta njohur vetëvetën dhe njerëzit përreth teje



Psikoterapia është qelësi për ta njohur vetëvetën dhe njerëzit përreth teje

Kurreshtja për të ditur në lidhje me njeriun se si funksionon në jetë, se si përcepton, se si ai ndjenë,se si sillet dhe reagon
dhe mënyra se si reflekton në përballjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme më shtyu që ta studjoj psikologjinë. Në psikologji fitova
shumë njohuri por më shumë nga aspekti teorik se sa ai praktik, mirëpo prap se prap kishte diçka që e ndjeja se nuk e kam arritur!
Me t’u takuar për herë të parë me Psikoterapinë, aty zbulova shumë gjëra; kuptova se ajo shtyesa që më çoi në psikologji ishin
problemet dhe konfliktet e mia përsonale të pazgjidhura, duke kërkar që ta njoh njeriun por që në fakt kishte qenë nevoja që ta njoh vetvetën
se cili është imazhi im i vërtetë përkundër asaj që mendoja për vetën! Me të vërtetë ishte një sfidë e madhe për mua, derisa mësova për dobësitë
aftësitë dhe kapacitetet e mia dhe mënyrën se si t’i shfrytëzoj ato dhe se si të menaxhoi me to. Prandaj dhe PSIKOTERAPIA u bë profesioni im më i dashur
të cilin tashmë e ushtroj në vazhdim. Mund të them se “Psikoterapia është qelësi për ta njohur vetëvetën dhe njerëzit përreth teje”.

Psikoterapeuti Yll Avdijaj





(Visited 2 times, 1 visits today)