Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Psikologjia si disiplinë shkencore, që për objekt studimi ka njeriun është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu gjerman Ebinghaus, e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër. Psikologjia si shkencë, nga pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më […]
Psikologjia si disiplinë shkencore, që për objekt studimi ka njeriun është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu gjerman Ebinghaus, e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër. Psikologjia si shkencë, nga pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më […]
Psikologjia

Psikologjia si shkencë, nga pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet dhe veprimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë – në rrugë, në shkollë, në shtëpi etj. Pra, psikologjia studion realitetin psikik dhe jetën psikike. Me veçoritë psikike, nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, nevojat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen në reagimet dhe sjelljet e njerëzve.
Psikologjia, siç thonë disa psikolog, duhet të na përgjigjet në tri pyetje, të cilat janë: “Çka?”, respektivisht ajo duhet t’i paraqesë dhe t’i përshkruaj në mënyrë të plotë dukuritë psikike; “Si?”, respektivisht të tregoj si zhvillohen proceset psikike dhe si formohen cilësitë psikike; “Pse?”, respektivisht t’i zbuloj shkaqet e dukurive psikike veç e veç dhe t’i shpjegoj sjelljet dhe veprimet e njerëzve.
Detyra praktike e psikologjisë qëndron në të zbatuarit e rezultateve të gjurmimeve teorike, me qëllim të kryerjes sa më me sukses të veprimtarive të ndryshme të njerëzve. Kështu p.sh. rezultatet e gjurmimeve psikologjike zbatohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, apo për punë sa më të suksesshme mësimore dhe edukative, ose për të larguar pengesat psikike të njerëzve, të cilët e vështirësojnë kryerjen e punëve apo kontaktin me njerëz e të tjera.
Pra, ç’ rëndësi ka psikologjia?
Psikologjia na bënë të mundshme t’i njohim njerëzit, vetveten dhe jetën në përgjithësi, duke na treguar rrugën se si të veprojmë në situata të ndryshme, që t’i evitojmë të metat dhe t’i zbatojmë cilësitë pozitive. Pra, na tregon rrugën e formimit të vetive psikike të personalitetit.
Në të vërtet ç’është psikologjia?
Fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (Psyche) – shpirt dhe “logos” – shkencë.
Është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion që do t’i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më tani prej saj. Nëse nisemi nga shpjegim etimologjik i fjalës: “psiko” – shpirt dhe “logos” – shkencë, dituri etj., del se psikologjia është shkencë që studion shpirtin! Mirëpo, pasi fjala shpirt është nocion që ka prioritet religjioz – filozofik, emërtimi shkencorë mbi psikologjinë do të mund të na keq orientonte se psikologjia ka të bëjë me probleme të ndryshme e të llojllojshme metafizike, me të cila shkenca e sotme, de fakto, as nuk merret as nuk i pranon.
Psikologjisë moderne, sot nuk i interesojnë çështjet siç janë: “ç’është shpirti?”, “a është shpirti material apo jomaterial?”, “a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, pastaj “në çfarë marrëdhënie është ndaj trupit?” etj. Rreth këtyre pyetjeve janë bërë polemika të ashpra, që nga kohët e lashta e deri më sot, nga ana e idealistëve dhe materialistëve. Derisa idealistët mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Platoni), materialistët përkundrazi, mendonin se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Definicion të plotë mbi këtë edhe sot e kësaj dite nuk kemi.
Sot psikologjia është shkencë universale, kurse zhvillimi i sajë në jetën e njeriut bashkëkohorë është shumë i madh. Edhe pse enden në zhvillim e sipër, asaj ia hapin dyer të gjitha fushat e jetës. Kohëve të fundit ajo ka depërtuar edhe në industri, tregti, armatë, politikë etj. Njëkohësisht, ajo ka kontribuar në zhvillimin më të shpejtë të këtyre lëmive, duke u dhënë atyre kuptim më të thellë, e në masë më të madhe ka kontribuar në humanizimin e tyre./stetoskopi/.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE