Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen

Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen

Nëse dikush që e doni ka tentuar vetëvrasje ka disa gjëra që mund të bëni:

PYETENI
Psikologia klinike Alicia H. Clark, Psy.D. rekomandon që të pyesin (me dhembshuri) nëse gjërat janë aq të këqija sa ia vlen të mendosh për vdekjen ose t’i japësh fund jetës. Në varësi të përgjigjes, Clark rekomandon që duhet të jeni të përgatitur për të vazhduar me pyetje si pse kanë menduar për të bërë vetvrasje.

TREGONI SA SHUMË E DONI
Duhet që një person i dashur të dijë se sa merakosesh për të dhe t’i ofrosh ndihmë, mund të jetë e rëndësishëm për jetën e tyre”, thotë Clark.

DILNI EDHE NXITINI TË BËJNË GJËRAT QË KANË MË SHUMË QEJF
Psikologu rekomandon që të inkurajoni të dashurit tuaj për të marrë pjesë në gjërat që kanë patur gjithmonë qejf t’i bëjnë si psh. për një manikyr ose për të ngrënë një drekë apo darkë së bashku. Është gjithashtu një ide e mirë që të përpiqemi t’i inkurajojmë ata që të provojnë aktivitete dhe përvoja të reja, thotë Mayer.

INKURAJONI ATO TË KËRKOJNË NDIHMË
Profesionistët e shëndetit mendor janë të trajnuar për të ndihmuar njerëzit, por nëse i afërmi juaj ka pasur një eksperiencë të keqe, ju mund të bëni kërkime për një psikologë të mirë dhe t’i inkurajoni ata duke thënë: “Bëjeni këtë për miqtë dhe të dashurit tuaj”.

QËNDROJINI AFËR
“Vetmia për një person ëshqë ka tentuar vetëvrasje duhet të shmanget sa më shumë që është e mundur”, thotë Clark. “Duhet t’i mbani afër dhe t’i vëzhgoni sa më shumë që të jetë e mundur”.

DËRGOJINI NË SPITAL
Nëse duket sikur i afërmi juaj ka një plan vetvrasjeje dhe ju jeni e shqetësuar, thirrni një terapist. Ky është një hap i madh për të ndihmuar dikë që është gati të kryejë vetvrasje, thotë Clark.

Burimi: Women’s Health
©gatuajshendetshem/a.c./