Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse nata është e zezë dhe e errët?!

Pse nata është e zezë dhe e errët?!

Të gjithë jemi dëshmimtarë të dukurisë Natë-Ditë! Por ka prej njerëzve që as nuk e mendojnë këtë dukuri si ndodh, pse nata është e zezë?! Për shekuj me radhë astronomët kanë qënë në kërkim të pëgjigjes se përse nata është e zezë, kur krahas miliardave yjeve dhe galaktiave të cilat shndrisin natën! Deri në shekullin e XX shekcëtarët nuk kanë aritur të japin një përgjigje shkencore por kjo gjë është bërë e mundur vetëm duke u bazuar në principin e zgjerimit të gjithësisë e cila largon dhe hedh driten e yjeve dhe galaktikave.

Pse nata është e errët?!

Nata është e errët sepse yjet nuk kanë fuqi të mjaftueshme që qiellin ta mbushin me dritë. Sa më shumë që gjithësisa zgjerohet aq më shumë drita e yllit dobësohet, dhe deri tek ne arrin vetëm nje pjesë e vogel e asaj drite. Kjo është arsyeja se përse nata është e errët. Në Kur’anin famëlartë, në librin e Krijuesit të Gjithësisë, janë të qarta dhe argumentet që ngritja e qemerit qiellor, ose thënë ndryshe e zgjerimit të gjithësisë e bën qiellin të kompletuar, natën e zezë dhe të errët, siç është shpjeguar në suren e Kur’anit: “ Falenderimi i qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe Tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë ( që Ai meriton lavdërim ata që mohuan, i barazojnë (idhujt) me Zotin e tyre.” ( En- En’am:1)

“…Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.” ( En- Naziat: 29)

Dikur, në lashtësi ka pasur supozime të vazhdueshme rreth përhershmërisë së kozmsoit. Vetëm në sajë të studimeve të fundit këto supozime kanë rrënë poshtë për shkak se shkencëtarët janë pajtuar për vërtëtësine e zgjerimit të gjithësisë.

Si ndodh zgjerimi i Gjithësisë?!

Për sa i përket kësaj çështje opinioni publik ka shumë pak informacion, ose është i keqinformuar. Në tekstet shkollore vërehet një mungesë e madhe sqarimi për sa i përket zgjerimit të gjithësisë. Vitet e fundit shkenca me anë të metodave dhe mjeteve moderne ka realizuar një studim me përfundim të saktë. Martin Slifer ne vitin 1912 vërtetoi se galaktikat largohen njëra nga tjetra. Teoria e relativitetit e zbuluar nga shkencëtari Albert Ajnshtajn, vjen si mbështetje e teorisë së zgjerimit të gjithësisë.

Në vitin 1929, Hjumasoni dhe Habli vërtetojnë zgjerimin e gjithësisë. Habli vendos rregullën e njohur me emrin e vet. Pra ligjin mbi zmadhimin e largësië ndërmjet galaktikës në krahësim me galaktikën tonë dhe të disa galaktikave në krahësim me të tjerat. Me anë të këtij ligji u mundësua llogaritja e përafërt të gjithësisë. Mungesë informacioni ka pasur edhe për llogaritjen e shpejtësisë se largimit të galaktikave nga njëra tjetra. Kjo gjë u realizuar në sajë të zhvillimit të disiplinave fizike moderne. Me studimin e spektrit të dritës së yjeve dhe derdhjen e saj kah e kuqja ( sa larg të jenë galaktikat, spektri është aq më i kuq) Yjësia Virgjëreshë largohet nga rruga e vet e cila quhet “ Rruga e Qumështit” 1200 km në sekondë, kurse yjorja “ Ujori” në të cilën prej nesh e ndajnë dy miliardë vite dritë ( një vit dritë përafësisht është sa dhjete bilion km) nga ne largohet 60 mijë kilomtera për çdo sekondë. Përgjithësisht galaktikat, grumbilli i tyre, dhe yjet i ngjajnë masës së madhe të tymit të gaztë, të cilat nuk ndalen së zgjeruari dhe me vete ta zgjerojnë gjithësinë që nga masa fillestare e eskplodimit. Astronomi bashkëkohor, Hjubert Rivs barazon gjithësinë me kallërpin e tortës nëpër të cilën janë gjuajtur kokrrat e rrushit, të cilat paraqesin galaktikat. Kallëpi zgjerohet në drejtim të caktuar, siç zgjerohet kallëpi me tortë në shporet.

Mjafton të citojmë disa nga suret e Kur’anit famëlartë:

“ Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.” ( Edh-Dharijat:47) posedon çiftin e vet, pra do të thotë ajetet të cilat e komentojnë. Ja disa nga këto ajete:

“ A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?! ( En- Enbija: 30) pastaj: “ A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit?! E Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.” ( En- Naziat: 27-29)

Zbulimet e shencëtarëvë, Krijuesi i Gjithësisë i ka shpjeguar shumë qartë në Kur’anin famëlartë 1438 vite përpara, në atë kohë kur shkenca nuk kishte informacion as studime për këtë fushë. Këto dhe shumë argumente të tjera vërtetojnë se Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.

(Visited 38 times, 1 visits today)
Top