Domingo, 22/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pse luftë ?

Pse luftë ?

12108073_1528390627451198_8176393894149998208_n

Ishte ditëlindja e Ainshtainit. U mblodhën rreth këtij geniu të famshëm pa numër fotografësh. Por kjo gjë nuk i pëlqente atij. Aq sa edhe ia nxorri gjuhën në përqeshje një aparatit, me qëllim që t’ia prishte fotografinë e ta lërnin të lirë, të mos e bezdisnin më asnjëherë në jetë!

Sinonimi i fjalës Geni, Ainshtaini, nuk e pëlqente aspak jetën me ceremoni e fodullëqe, megjithëse e meritonte këtë gjë, ai nuk i donte madje as paratë, sepse, siç thoshte ai, “ato tërheqin egoizmin tek njeriu!” ai e refuzoi edhe ofertën për pushtet, si president i Izraelit, duke thënë që “unë jam njeri i shkencës e jo i pushtetit!” Ai donte të ishte vetja!

Në një rastë tha: “Kur kam qenë i vogël, strukesha në një skajë dhe bëja punën time pa ua tërhequr vëmendjen të tjerëve, kurse sot shih se çfarë më ka ndodhur mua!”

Nga fundi i jetës së tij ai tha një fjalë të madhe: “Të pyesësh për kuptimin e jetës, do të thotë të jesh fetar, religjioz!”

Nuk e donte luftën. Ndaj dhe për këtë e shkroi librin e tij: “Pse luftë!”?

(Visited 28 times, 1 visits today)
Top